TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.
Takimi është njoftuar nga vetë kryeministri Rama, në rrjetin e tij social “Tëitter”.
Ndër të tjera, i pari i qeverisë ka zbuluar dhe datat e mbledhjeve që pritet të zhvillohen mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kovoës.
“Me ZvKm&Ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive.Korçë 27 nëntor👐28 në Vlorë për flamurin”, shkruan Rama.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po vijon një vizitë zyrtare në vendin tonë, të parën pas marrjes së detyrës në qeverinë Haradinaj.
Gjatë kësaj vizite, Pacolli takoi Presidentin Ilir Meta si dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e qeverisë se re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes në rajon.
Ndërsa në takimin me homologun Bushati, Pacolli e vuri theksin te heqja e pengesave doganore mes dy vendeve. Bushati tha se dy vendet do shkojnë drejt eliminimit të barrierave që ekzistojnë në tregti, si dhe kthimin e Portit të Durrësit në një pikë doganore për dy vendet.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO