Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë

Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë

Komisionet Parlamentare ditën e sotme do të fokusohen tek projekt 'Buxheti 2020' që u prezantua ditën e djeshme para Komisionit të Ekonomisë nga ana e ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sot ministria e e Financave do tu përgjigjet edhe rreth 100 pyetjeve që anëtarët e komisionit kanë shtruar ndaj tyre për paqartësitë që kanë në 'Buxhetin 2020'.

Ministria për Financat dhe Ekonominë në komisionin përkatës gjatë ditës së djeshme, u vu në qendër të kritikave nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj për faktin e uljes së investimeve publike dhe mos rritjen e pagave dhe pensioneve, por ministrja tha se në fokus të buxhetit të vitit 2020 janë arsimi dhe shëndetësia.

Po ashtu Denaj ka theksuar se për tre vitet e ardhshme të ardhurat për frymë  do të rriten me nga 6%.

" Buxheti i vitit të ardhshëm siguron që çdo banor do rritet me 240 euro për çdo banor." ka theksuar ndër të tjera ministrja Denaj.  

“Rritja e punësimit është kyçe për gjenerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve, e për rrjedhojë për të nxitur konsumin, kursimet e investimet, dhe rritjen e mëtejshme të ekonomisë”, deklaroi Denaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë (VIDEO)

Rreth 40 mijë banesa do të rivlerësohen përsëri, për vlerën e tyre. Ky është amendamentin i ri që po përgatit qeveria dhe që shumë shpejt do të jetë në Kuvend. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, në Komisionin e Ekonomisë dhe që sipas saj do të përfitojë buxheti i shtetit 4 miliardë lekë.

"Qeveria gati amendamentin e ri. Do të rivlerësohen 40 mijë pasuri të paluajtshme. Do të rivlerësohen shtëpitë dhe do të sjellin 4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit." tha Denaj.

Po ashtu në komision është zbuluar edhe një detaj tjetër që do të ndodh në vitin e ardhshëm. Në maj të 2020 qeveria do të marrë një eurobond të ri, që sipas ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj do të jetë rreth 62 deri në 65 miliardë lekë.

"Kemi nisur punën për të marrë eurobondin e ri, mendojmë të dalim në muajin maj 2020 të dalim në treg për marrjen e një eurobondi të ri. Efekt pozitiv do të sjell edhe fiskalizimi në nivelin e 9.5% ose 2 miliardë lekë më shumë në buxhet." tha Denaj.

" Planifikimi i vitit të ardhshëm flet për ripagimin e 83 miliardë lekë për detyrimet. Ndërkohë me këtë nivel që do të paguani ju duhet të merrni rreth 62 deri në 65 miliardë lekë eurobond apo borxh të ri në tregjet ndërkombëtare. A nuk cënohen interesat ë brendshme tonat." tha Ahmetaj.

Ministrja Denaj teksa i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të komisionit ka shpalosur edhe shifrat konkrete se sa përfitojnë qytetarët nga ky buxhet teksa sqaroi dhe një herë se s’ka rritje pagash.

"Ky shqetësim është adresuar dhe jemi shumë optimist për eurobondin." u përgjigj Denaj.

Ndërkohë në Ministria e Financave ka theksuar se ende nuk është vendosur nëse do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit, por që deri në muajin dhjetor do të jetë marrë vendimi përfundimtar.

"Përfitojnë nga 600 euro në vit secili ose 12.7 euro më shumë se ky vit." tha Denaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë