Taulant Balla ishte në Vorë, ku u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste, me fokus forcimin e strukturave të partisë në këtë bashki.
Në një postim në rrjetet sociale ku edhe lajmëroi mbajtjen e takimit, drejtuesi politik i PS për Tiranën, theksoi rëndësinë ekonomike të zonës, duke e cilësuar Vorën dhe Kasharin si një nyje kyçe ku ndërthuren korridorët kryesorë dhe operojnë kompanitë më të mëdha në vend.
“Bashkia Vorë është një zonë ekonomike e rëndësishme, bashkë me Kasharin, ku ndërthuren korridorët kryesorë dhe ku operojnë numri më i madh i kompanive në vend. Ky dimension ekonomik është bazë e zhvillimit të kësaj bashkie në vitet në vijim”, u shpreh Balla.
Ai bëri të ditur se me këtë asamble është çelur edhe procesi i forcimit të strukturave të PS në këtë bashki.
Në fund, Balla theksoi edhe objektivin kryesor politik të mazhorancës, integrimin europian.
“Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik me bindjen dhe angazhimin e palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën, s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më afër. ”, tha ai.
Komente










