Gjatë ditës së sotme mblidhet bordi i Volkswagenit për të zgjedhur shefin ekzekutiv dy ditë pas dorëheqjes e Martin Winterkorn.

Favorit i dukshëm për të marrë këtë post është shefi ekzekutiv i Porche, Matthias Mueller.

Gjatë mbledhjes së bordit të Volkswagenit priten që të shkarkohen edhe drejtues të tjerë të cilët janë përgjegjës për skandalin e makinave me naftë në SHBA.

Disa investitorë kanë sugjeruar që emërimi i shefit ekzekutiv dy ditë pas dorëheqjes së Winterkorn është një veprim i nxituar.

Investitori më i madh i Volkswagen-it, Sasja Beslik ka thënë për BBC se “Kjo mbledhje e bordit është një veprim paniku i kompanisë për të zgjedhur shefin e ri të ekzekutivit

Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve pritet t’i paguajë plot 18 miliardë dollarë Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit, pasi makinat  e hedhura në treg nuk janë në përputhje me ligjin amerikan.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)