Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut po zhvillohet me dyer të mbyllura. Opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Gazment Bardhi tha se mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor. 

“Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje” - mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.

Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku.

“Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- është shprehur Bardhi. 


Lajmi kryesor:

SPAK do arrestimin e Ballukut, mblidhet Këshilli i Imunitetit! Avokatët: Nuk kemi indicie për asnjë motivim politik! PD: Drejtësia u pengua 2 muaj