TIRANE- Është mbledhur pasditen e kësaj të enjte Këshilli për Rregulloren e Mandateve dhe Imunitetin. Mësohet se në qendër të kësaj mbledhje është lënia e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen në datën 4 nëntor pas vrasjes së 4 –fishtë të ndodhur në një lokal nate në kryeqytet, ku i dyshuar si autor i ngjarjes është djali i saj Kostandin Xhuvani. Gjithashtu mësohet se pjesë e diskutimit në mbledhje është edhe shqyrtimi i kërkesës së PD për të ndryshuar një pikë të rregullores, që përcakton se sa minuta flet kryeministri të flasë edhe një përfaqësues i opozitës. Po ashtu, këshilli shqyrton në mbledhjen e sotme edhe kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi që të shkurtohet numri i deputetëve në komisione. Pra një deputet të jetë i pranishëm në jo më shumë se një komision.
Pjesëmarrës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores së Mandateve janë 4 deputetë dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pasi deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm për shkak të bojkotit.
Sipas rregullores, kur një deputet lë mandatin në këtë rast zonja Xhuvani, Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Më pas, KQZ do të mblidhet dhe do të bëjë kalimin e mandatit tek kandidati tjetër që është në listën shumë emërore të qarkut Vlorë.
Edhe pse në renditjen e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë më përpara kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, sipas Kodit Zgjedhor, mandati i lënë nga një femër i kalon një kandidateje tjetër femër.
Sipas këtij kriteri, ajo që pritet të marrë mandatin e lënë nga Xhuvani është Mira Shehu, e renditur e 9 në listën e PS-së. Në rast se kandidatja Shehu refuzon të marrë këtë mandat atëherë i kalon femrës tjetër pasardhëse e cila në këtë rast është Neime Gjika.
Kandidatja Mira Shehu që pritet të marrë mandatin e Xhuvanit ka lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të UPT.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO