Mblidhet Komisioni hetimor për inceneratorët! Debat mes Tabakut dhe Felajt! Antoneta Dhima zgjidhet sekretare! 13 zyrtarët që do thirren dëshmitarë, nga Rama te Qazim Sejdini

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për inceneratorët, të cilët ashtu siç ka ndodhur edhe në historikun e Komisioneve të tjera, palët nuk kanë rënë dakord për miratimin e rregullore.

Pas debateve me tone jo të qeta mes kryetares, Jorida Tabaku dhe nënkryetares, Ermonela Felaj, u ra dakord që mbledhje të mbahet pas 48 orësh, ndonëse nuk u caktuar një orë fikse. Për të diskutuar mbi ndryshimet e mundshme që do t'i bëhet rregullores, edhe pse në parim është rënë dakord që do të jetë e njëjtë me atë të Komisioneve të tjera Hetimore, relatore u caktua Dhurata Çupi nga PD-ja dhe Ermonela Felaj nga PS, ndërkohë që Sekretare u zgjodh Antoneta Dhima.

Tabaku: Mund të biem dakort meqë kemi ndryshim në rendin e ditës për afat kohor sa kohë do dojë rregullorja të ndryshohet? Unë mendoj që 48 orë janë të përshtatshme
Felaj: Ne të premten kemi ditën më të parë për t'u mbledhur.
Tabaku: Faleminderit që ramë dakort për të mos rënë dakort për rregulloren dhe që do vijojmë me diskutimet dy relatoret. Kisha shpresuar që mund ta kalonim këtë ngërc e kuptoj mosdëshirën për të vazhduar hetimin, pavarësisht kësaj plani paraprak i hetimi u është vënë në disozicion, nuk është përfundimtar.

Ashtu siç ka bërë të ditur, kryetarja afati i këtij komisioni është 3 mujor dhe raporti final do të publikohet në datën 25 janar, e ndërsa u bën publike edhe një listë të emrave që të do të thirren dëshmitarë, mes tyre kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmataj, kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Armando Subashi, si dhe ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

“Kam përgatitur një plan pune, e kam ndarë me anëtarët e Komisionit. Fokusi kryesore tre bashkitë, Tiranës, Elbasanit dhe Fieri, por njëkohësisht edhe punë e dy ministrive atë të mjedisit dhe Energjitikës. Po ashtu edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, dhe rolin që ka pasur kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë. Kam propozuar një listë paraprake të hetimit. Komisioni Hetimor gëzon të drejtën të thërras për të dëshmuar çdo person që ka dijeni rreth kësaj. Ky është vetëm një plan paraprak hetimi. Kam propozuar dhe disa afate kohore. Mbledhje dokementacioni brenda datës 15 nëntor. Pyetja e dëshmitarëve brenda datës 15 dhjetor. Prezantimi final brenda datës 25 janar të vitit të ardhshëm.” tha Tabaku.

Një pjesë e debatit
Ermonela Felaj: Ti përmbaheshim fjalë për fjalë vendimit të Kuvendit për objektin e punës, objekti është më i gjerë se sa ai që u citua nga kryetarja. Ju mund të përqendroheni në hetimin dhe marrjen e informacioneve për ato cfarë përmendet por objekti i komisinit na lejon të kërkojmë info jo vetëm për inceneratorët por dhe për vend depozitimet që ishin të ngritura në mënyrë skandaloze në mos respektim total të ligjit në brigjet lumenjve dhe deteve dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore.
Edhe landfillet edhe inceneratorët janë implante për trajtimin e mbetjeve, duhet që edhe ju t’i pranoni këto kërkesa se këtë vendim ka marë kuvendi, do i qëndrojmë pavarësisht ku doni të përqendroheni ju. Nëse duam të kuptojmë se cfarë bëhet me mbetjet në Shqipëri do duhet të shkojmë dhe në vendin ku këto inceneratorë e landfille janë ngritur e për të parë cfarë ndodh aty e jo për të gjykuar mbi bvazën e eltrave që na vihen përpara. Nëse duam që ky komision të funksionojë të merremi vesh përgjithmonë, nuk duhet të pengojmë njëri tjetrin, gjithmonë duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.
Jorida Tabaku: Më vjen mirë që keni vendosur zonjën Antoneta Dhima që është në inceneratorin e Fierit që nuk ekziston mund të shkojmë të verifikojmë ligjshmërine e aktitivietit. Ne kemi bërë një kërkesë për këtë komision hetimor, ju e keni ndryshuar që të binim dakort për këtë. Jemi të gatshëm të shohim edhe ato elementë që gjykoni por ta harrojë kush që ky komsion do bëhet zyra e propoagandës së kompanisë së inceneratorit të mbetjeve.
Ermonela Felaj: Zonja Tabaku
Jorida Tabaku: Zonja Felaj nuk ju ndërpreva
Ermonela Felaj: Vetëm për sjelljen se e keni përsëritur disa herë këtë shprehjen kërcënuese dhe është e pavend
Jorida Tabaku: Kur të përfundoj unë. Ta harrojë kush që ky komision do të bëhet mburojë për afera kriminale, do bëjmë cdo gjë që na ka caktuar Kuvendi, por ta harrojmë që do jemi fasadë neve për kontrata 400 mln euroshe dhe do shërbejmë ne si zyrë PR për këtë komision.
Ermonela Felaj: Kuvendi ka një kod etik dhe një kod sjellje që është i detyrueshëm për tu zbatuar nga ne. Minimumi fillo nga sjellja për kundrejt njëri tjetrit. Askush nuk ka të drejtë këtu të paragjykojë asnjë anëtar komisioni se do bëhet kështu apo do bëhet ashtu. Po paragjykoni ju në fjalën tuaj dhe disa herë, s’është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na e impononi ne.
Belind Këllici: Nëse ju mendoni se do i hidhni sy qytetarve do bëni politikë këtu, propagandë, është tentuar për vite te censurohet kjo cështje, kësaj cështje opozita do i shkojë deri në fund, harrojeni ju se këtu mund të bëhet propagandë me këtë aferë që rëndon të ardhmen tonë për 30 vite.
Jorida Tabaku: Jo fjalën e jap unë
Ermonela Felaj: Dakort ju jepni fjalën po kini parasysh që ka një rregullore të kuvendit dhe kur dikush të akuzon që ju gënjeni do të thotë që shpif e unë kam të drejtë të marr fjalën
Jorida Tabaku: Ju lutem unë e kuptoj që cështja është shumë e nxehtë, që do ketë shumë debate por përpiqemi të mbahemi në rendin e ditës.
Ermonela Felaj: Fjala për replikë jepet menjëherë. E siguroj zotin Këllici e cdo zonjë e zotëri këtu që nuk e kam ndërtuar karrierën time duke gënjyer, apo duke bërë dicka tjetër më keq akoma. Ne do i shohim të gjitha ato që kanë ndodhur, landfillin e Bajkajt, landfillin sanitar të Maliqit që mbulon zonën e mbetjeve të Korcës, inceneratorin e Elbasanit, Porto Romanon që u mbyll si i rrezikshëm.
Jorida Tabaku: Me ofenduat dhe nuk iu përgjiga replikës.
Ermonela Felaj: Jo nuk ofendova askënd
Jorida Tabaku: Ju lutem, ja thoni deputetes që e ka mbajtur veten më shumë në këto 9 vite, ju lutem fikni mikrofonin.
Ermonela Felaj: Do shihim inceneratorët, unë jam nënkrytare e këtij komisioni dhe ju s’mund ta vijoni këtë mbledhje duke mos dashur të dëgjoni.
Jorida Tabaku: Jo në mënyrë absolute
Ermonela Felaj: Fjalën e mora se më takonte e po përpiqem t’ju bëj të më dëgjoni. Të gjitha do shkojmë t'i shohim.
Jorida Tabaku: Meqë më kujtuat etikën jeni zv kryetare e Kuvendit dhe kur e kërkojmë fjalën jashtë procedures për replike ju ma ndërpreni fjalën në kuvend e ka ndodhur jo më larg se dy seanca më parë, respektoni etikën, do shkojmë në gjithë vendet që ju doni, por e përsëris objektit të këtij komisioni nuk i shpëton dot askush.

Lista e emrave që do thirren dëshmitarë
Edi Rama
Arben Ahmetaj
Lefter Koka
Alqi Bllako
Damian Gjiknuri
Erion Veliaj
Klodian Zoto
Mirel Mërtiri
Stela Gugallja
Engjell Agaci
Gledian Llatja
Qazim Sejdini
Armando Subashi

Lista e emrave që do thirren dëshmitarë
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Zbardhen emrat/ 13 zyrtarët që do të thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, nga Rama te Qazim Sejdini

Zbardhen emrat që do të thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Edi Rama
Arben Ahmetaj
Lefter Koka
Alqi Bllako
Damian Gjiknuri
Erion Veliaj
Klodian Zoto
Mirel Mërtiri
Stela Gugallja
Engjell Agaci
Gledian Llatja
Qazim Sejdini
Armando Subashi

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur