Mblidhet nesër komisioni për raportin e ‘Dick Marty’, zbardhet rendi i ditës

Mblidhet nesër komisioni për raportin e ‘Dick Marty’, zbardhet rendi i ditës

Kryetari i komisionit Ulsi Manja

Nesër do të mblidhet komisioni i posaçëm për çështjet e raportit të Dick Marty, në orën 11:00. Në rend dite në këtë mbledhje të rradhës do të jetë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të para të komisionit, informimi i komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit, si dhe disa  çështje të tjera.

“Miratimi i procesverbaleve të mbedhjeve të komisionit, të datave 10 dhe 15 dhjetor 2020; Informimin e komisionit me materialet e depozituara nga institucionet sipas kërkesës së komisionit; Njohja e deputetëve me materialet; Çështje të tjera”, thuhet në njoftim.

Ky komision është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përbërja e komisionit është konfirmuar sipas votimit në seancën plenare të Kuvendit, me 9 deutetë: Ulsi Manja kryetar, Enver Roshi zv. kryetar, Klodilda Bushka Sekretare dhe anëtarët  Alket Hyseni, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.

Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, miratoi më 26 nëntor me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim,ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja