Xhaçka në Këshillin e Integrimit Evropian: Kjo është një nga periudhat më të suksesshme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur një fjalë edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Xhacka tha se takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit, demonstron partneritetin e ngushtë BE-Shqipëri. Sipas saj Shqipëria vijon të tregojë përkushtim ndaj agjendës sonë të reformave në BE

“Pata nderin sot që bashkë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të ishim të pranishëm në takimin e 12 –të të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Këshilli sot demonstroi se BE dhe Shqipëria janë partnerë të ngushtë, jo vetëm sepse ne kemi një marrëdhënie kontraktuale me BE, MSA-në dhe tashmë negociatat e anëtarësimit, por se qenia pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash që quhet BE, është zgjedhja jonë strategjike, ndërbreznore dhe e gjithëmbështetur.  Takimi i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asocimit tregoi edhe një herë, atë që është përsëritur me dhjetra herë nga Komisioni Evropian e Këshilli në muajt e fundit: Shqipëria vijon të tregojë përkushtim ndaj agjendës sonë të reformave në BE: kushtet që po plotësojmë, detyrat e shtëpisë që po bëjmë, konsensusin që po ndërtojmë dhe objektivat që dëshirojmë për të mbajtur ritmin e procesit.

Mund të them se kjo ecuri është ndërmarrë së bashku, ne së brendshmi me reformat e Komisioneri Varhelyi duke punuar me Këshillin, duke e kthyer këtë periudhë ndoshta një nga periudhat më të suksesshme të historisë së integrimit të Shqipërisë në BE, duke punuar si një skuadër efikase së bashku për objektivin e përbashkët, Shqipërinë Europiane dhe Ballkanin Perëndimor Europian. Siç ka theksuar edhe Komisioneri, negociatat e anëtarësimit do të jenë një proces i vështirë. Me të drejtë, si vend kandidat, Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin e saj në BE në shumë mënyra: ligjërisht, në aspektin e kapaciteteve, shoqërore, shoqëria e saj civile, komuniteti i biznesit, popullsia në përgjithësi.

Por, Shqipëria i është përkushtuar rrugës së saj në BE dhe procesit të transformimit që të çon atje. Prandaj, të gjitha këto reforma kanë qenë vazhdimisht forca lëvizëse e qeverisë sonë. Ne jemi shumë mirënjohës që shqiptarët na kanë mbështetur e vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim. Ky Këshill i nderuar do të luajë një rol të rëndësishëm, së bashku me Parlamentin, në kontrollin dhe drejtimin e procesit nga një gamë e gjerë pjesëmarrësish, duke sjellë në tryezë atë mundësi të gjerë konsultimi dhe kompromisi në ndihmë të hapave që Qeveria e Shqipërisë do të hedhë në procesin e negociatave. I nderuar Komisioner, Shqipëria do të mbetet partneri juaj i ngushtë për të arritur objektivat që keni renditur në vitin 2019, duke marrë detyrën, duke na sjellë një Komision gjeopolitik, efektivisht pro zgjerimit. Ju dhe Komisioni mbeteni motori i përafrimit gjithnjë e më të madh të rajonit dhe veçanërisht të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”, tha ministrja Xhaçka. 


Lajmi kryesor:

Mblidhet në ambientet e Kuvendit Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm edhe Varhelyi: Keni mbështetjen time për anëtarësimin në BE


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit