Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 2”.
Ai tha se do të jetë bashkëpunues në çdo kohë dhe se pret nga ministrat që të vijnë me propozime konkretë dhe me vendime për probleme që i kanë evidentuar vitet e kaluara.
“Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë por do të ketë edhe veprim. Qytetarët presin punë dhe angazhim dhe përfaqësim. Në ditët në vazhdim pres nga secili nga ju që të vini me propozime për vendime konkrete që i keni parë ndër vite. Unë besoj në dijet dhe kapacitete tuaj po tani ka ardhur koha që t’u tregojmë edhe qytetarëve që emërimi juaj në këto pozita është meritor. Le të punojmë me nder dhe përgjegjësi. Këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku do të marrin vendimet e nevojshme siç e parasheh ky kabinet i yni qeveritar”, tha Kurti.
Kurti tha se përveç veprimeve urgjente për menaxhimin e pandemisë, duhet tw krijohet një plan konkret për ringjalljen e ekonomisë.
“Përtej veprimeve urgjente nevojitet edhe menaxhimi i pandemisë. Duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin …. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Hoti i dorëzon detyrën! Mblidhet Qeveria ‘Kurti 2’, Kryeministri: Pres planin për menaxhimin e pandemisë dhe të ringjalljes ekonomike
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47