Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave

Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024.

“Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta”, tha Gonxhja.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit.

“Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,6 miliardë lekë vetëm për tre muajit e vitit”, tha ministri.

Përtej indeksimit, pa dhënë ende shifra, Gonxhja tha se bonusi i fundvitit do jetë më shumë se 5 mijë lekë.

Bonusi do të jetë i rishikuar dhe me rritje”, tha ministri.

Institucionet tha ministri po punojnë edhe për skemën e re të pensioneve, që në fokus do të ketë kategoritë që kanë pensionin më të ulët dhe pensionet e pjesshme.

“Do të përqendrohemi më shumë tek barazia mes të ardhurave, pra për profesione të njëjta të dala nga llogaritja e pensionit në vite të ndryshme. këtë synojmë ta zgjidhim. Do të shohim pensionet e pjesshme, të invaliditetit që janë në nivel të ulët për shkak të kontributeve të tyre. Do përpiqemi për ato kategori që kanë një nivel të ardhurash nën minimumin jetik, apo që i vë ata në vështirësi për të përballuar jetesës”, tha Gonxhja.

Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.

“Ka shumë rëndësi tregu i punës. Ka shumë rëndësi deklarimi, paga reale. Ka rëndësi formalizimi i tregut të punës që ndikon në rritjen e kontributeve”, tha ministri.

Në tetor do të nisë një aksion për të goditur informalitetin në punë, me synim deklarimin real të pagave. Kjo nismë e qeverisë vjen për shkak se me mijëra qytetarë vuajnë nëndeklarimin e pagave dhe për pasojë kanë më pak kontribute të paguara për pensionin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori

Ministja e Bujqësisë Anila Denaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Denaj ka njoftuar miratimin e Skemës së Re Kombëtare për fermerët, e cila sipas ministres do të nis në 1 tetor dhe aplikuesit mund të kenë përfitim brenda vitit. Ministra bëri të ditur se vetëm për këtë vit në funksion të kësaj skeme janë dhënë 500 milionë lek nga buxheti, sipas ndryshimeve të fundit të aktit normativ.

Denaj theksoi se prioritet është investimi në zgjerimin e hektarëve në sera, mbarshtimin e kafshëve nga blegtorët dhe rritja e peshkimit në 30 mijë tonë brenda 2030 nga 9600 ton që është aktualisht. 

“Sapo kemi miratuar në Këshillin e Ministrave “Skemën Kombëtare të Investimeve në Ferma” një instrument për të rritur, fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe mbi të gjitha sektorin e peshkimit nëpërmjekt Akua-kulturës.Si Ministre e Bujqësisë duhet të ketë rëndësi promovimi i kësaj skeme në ditën në vijim. 

Cilët do të jenë përfituesit kryesor të përfimit 50 % grant? Investimet në sera të cilat sot kanë rritur sipërfaqe në hektar deri në mbi dy mijë hektarë në vit nga një mijë hektar që ishte pesë viteve. Shumë i rëndësishëm është sektori i blegtorisë ku gjatë këtij viti ka pasur një vëmendje të shtuar ku do të rrisim investimin e mbarshtimit të kafshëve. Dhe masa e përfitimit në raport me një investim shumë të rëndësishëm për të zgjidhur dëmin e breshërit që ka sjellë jo pak dëme. Kështu do të kemi një investim për rrjetat anti-breshër. Ndërsa për Akukulturën synimi i kësaj qeverie nëpërmjet këtij investimi që morëm vendimin sot është që brenda 2030 ne të kemi 30 mijë ton peshk për tregjet ndërkombëtare ndërkohë që sot është 9600. “, tha Denaj. 

Nga ana tjetër ministrja bëri të ditur dhe sesi do të funksionojë skema. Denaj shpjegoi se shpërblimi për marrjen e grantit do të ketë disa kritere të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të AZHBR-s. 

“Si do të funksionojë skema?

Këtij vit kemi një buxhet prej 500 mln lekësh që u miratua në Aktin e fundit normativ. Shpresojmë që data 1 Tetor të jetë data e lançimit të kësaj skeme. Do të ketë një aplikim për marrjen e përfitimit sipas kushteve dhe brenda këtij vitit mund të ketë një shpërbmlim deri në 30 përqind. Sipas kësaj VKM-je,”, përfundoi Denaj. 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 18/09/2024 13:35

    Falenderoj Shtetin që ma ngriti pensionin në 25 lek në ditë!

    Përgjigju
  • Pensionist: 18/09/2024 12:43

    Cfar skandali,ju vraft i madhi zot.Po cfar faji kemi ne pensionistet qe ju nuk mblidhni sigurimet dhe nuk na rrisni pensionet? A keni turp o te babzitur qe jeni ber miliarder ne kurriz te ktij popull dhe na i risni pensionet sa per nje paket aspirina.Shyqyr qe po afrojn zgjedhjet,te pakten aty kemi te drejt te flasim me vote

    Përgjigju
    • Gjoja shqipetar: 18/09/2024 14:09

      Pyet ate moten qe ke te re sa fiton ne muaj o parazit

  • goshi: 18/09/2024 12:06

    Mos i rrisni shumë pensionet sepse do na bëhen pensionistët obezë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Shpërthime të reja në Liban, mediat: Shpërthyen radiomarrëset e përdorura nga grupi Hezbollah! 9 të vdekur 300 të plagosur

Shpërthime të reja në Liban, mediat: Shpërthyen radiomarrëset e përdorura nga grupi Hezbollah! 9 të vdekur 300 të plagosur