TIRANË- Gerti Bogdani, ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Burime nga urgjenca e QSUT-së bëjnë me dije se 44-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.
‘Janë bërë tentativa për të risjellë në jetë por nuk ka reaguar’, bëjnë me dije burimet.
Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e hoteli Rogner në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
"Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është gjetur pa ndjenja shtetasi Gerti Bogdani, 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale", njofton policia.
Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime. “Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet. Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Gerti ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve, Ajrës dhe Reinartit.
Kush ishte Gerti Bogdani?
I lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard - ‘Medalje Ari’.
Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.
Gjatë gjithë karrierës në Shqipëri dhe jashtë vendit, Gerti ka qënë një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike dhe qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.
Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij, me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e komunitetit që ka përfaqësuar.
Lajmi ne perditesim...
Burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca plenare për nesër pritet që të anulohet dhe shtyhet për ditën e premte.
Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen e ish deputetit Gert Bogdani.
Kjo u bë me këkesë të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Lajm shumë i rëndë dhe tronditës për ne kolegët e tij” tha Bardhi.
Kërkesa u pranua nga Spiropali
‘Të prehet në paqe kolegu ynë, ngushëllime familjes”
Gjithashtu është shtyrë për një ditë tjetër edhe mbledhja e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi.
Ngushellime familjes. Qofte i xhenetit
PërgjigjuKeqardhje per te dhe te afermit e tij. Nje nga fatkeqesite e Shqiperise eshte se shume njerez te kulturuar dhe te mirearsimuar si Bogdani pranojne (ose detyrohen) te rreshtohen pas udheheqesish si Berisha, Rama e Meta. Deri kur? Shqiptaret (nga me i rendomti tek me i mençuri) duhet te reflektojne mbi boten qe po u lene pas femijeve. Jeta eshte e shkurter…
Përgjigjushikoni se mos e kane helmuar.....
PërgjigjuDukej cun i mir nga te paktet e Mir te PD e vampir berishes,i shkoft shpirti ne parajs,mjer femijet qe i la vet ne Kete bot te poshter, ngushellimet me te sinqerta familjes.
PërgjigjuDJALE FLORI,,,QOFTE I XHENETIT,,,,NUK E DIJA QE PASKA QENE ME MEDALJE ARI,,,PO NA IKIN TE MIRET E PO NA NGELEN VELIAJT,,,,,PO VDESIN NJEREZIT SHUME TE RINJ NE SHQIPERI NGA PISLLEKU ,,PLUHURI ,,GAZRAT E MAKINAVE,,DHE MBETURINAT,,DILNI O NJETEZ NGA SHTEPITE,,PALLATET DHE PASTRONI RRUGET DHE MBANI TE LIRA ZGARAT E UJIT ,,PARA PALLATEVE SE BASHKIA NUK DO TIA DIJE..
PërgjigjuDjale shume i mire , i pershtatshem per politiken e re dhe sidomos opozites i duhej ky lloj kallepi. Ngushellime familjes. Ne lajme thuhet se u gjet ne nje hotel ne qender. Pak enigmatike kjo ngjarje.
PërgjigjuDjal i shkēlqyer humbje e madhe pēr familjen e tij. I pērjetshēm qoft kujtimi tij. U preft nē paqe. Ske çfar i bēn tmerr.
PërgjigjuNgushellime familjes e ti rrojne femijet.Shume gjynah.
PërgjigjuNgushellime familjes, humbje shume e madhe per ta.
PërgjigjuMe vjen shume keq.U prehte ne pare.Ngushllime familjes!
PërgjigjuQofte i parajses yll djale!
PërgjigjuSa keq, i ri. U prehte ne paqe! Ngushellime familjes!
Përgjigju