Mblidhet Rrjeti Antikorrupsion, Gjonaj: Kemi pritshmëri të mëdha, duam rezultate të menjëhershme

Mblidhet Rrjeti Antikorrupsion, Gjonaj: Kemi pritshmëri të mëdha, duam rezultate të menjëhershme

Ministraj e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mblodhi për herë të parë Rrjeti i Koordinatorëve Antikorrupsion, që përbëhet nga koordinatorët antikorrupsion të vendosur në 17 institucione dhe agjenci që merren me luftën kundër veprave të paligjshme. Gjonaj kërkoi rezultate të menjëhershme nga këto koordinator, ndërsa shtoi se ata nuk do të plotësojnë vetëm pritshmëritë e njerëzve por edhe të aktorëve ndërkombëtarë.

“Rrjeti antikorrupsion është një strukturë për të cilën kemi pritshmëri shumë të mëdha dhe këto pritshmëri duhet të realizohen nga ju, në bazë të rezultateve që sillni. Nuk është thjesht çështja që ju të jeni atje, dhe ne e kemi garantuar që kemi nga një koordinator për rrjetin anti-korrupsion për këto institucione, por ka të bëjë pikërisht me atë që ju do të sillni. Puna e këtij rrjeti duhet nxitur dhe promovuar fort me qëllim që qytetarët ta dinë ekzaktësisht që Rrjeti Antikorrupsion ka filluar funksionimin. Kjo ka shumë rëndësi pasi do të jenë qytetarët ata që do të sjellin denoncimet apo ankesat për korrupsionin apo shpërdorimin e detyrës, pasi shpeshherë është e vështirë edhe ndarja me thikë e këtyre dy elementëve. Nëse do të ketë sjellje, qasje që nuk i shkojnë përshtat koordinatorit antikorrupsion, unë do të marr vendimin që të largoj koordinatorin nga rrjeti. Nuk mundet që të vëmë në rrezik rrjetin për një koordinator që nuk do të arrijë të ushtrojë funksionin dhe të ketë sjellje apo qasje që nuk duhet të ketë një koordinator antikorrupsion. Dhe këtu besoj e merrni mesazhin që duhet”, tha Gjonaj.

Gjonaj siguroj koordinatorët për mbështetjen e saj dhe të Kryeministrit Rama.

“Në këtë rrugëtim për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë ju nuk jeni vetëm, por keni të gjithë mbështetjen time, të Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, mos harroni se koha nuk pret dhe rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë jetike për vendin. Më herët kujtojmë që Ministrja Gjonaj prezantoi risitë e Rrjetit Antikorrupsion, i cili është i përbërë nga koordinatorë antikorrupsion në 17 agjenci qendrore, përfshirë këtu edhe agjencitë e pronave, ato arsimore, shëndetësore, njëkohësisht tatimet dhe doganat. Këta koordinatorë do të jenë avokatët jo vetëm të qytetarëve, por patjetër edhe të biznesit, sidomos në rastet kur do të kenë denoncime apo indicie për çështje korruptive”, tha Gjonaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Menti: 19/01/2021 19:42

    Se si do veprojne keta te shkretet nje zot e di. Nese kreu i qeverise dhe ministrat jane vete te korruptuar si i behet?! Minimumi te mendosh qe te gjithe sekretaret e pergjithshem te minostrive jane zyrtare partiak. Cfare hipokrizie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja