Mblidhet Shoqata Shqiptare
e Studimeve Bizantine

Mblidhet Shoqata Shqiptare<br />e Studimeve Bizantine
Prej kohësh studiues shqiptarë të periudhës bizantine kanë krijuar shoqatën tyre, e cila ka degën e saj edhe Shqipëri. Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine (SHSHSB) dje shënoi mbledhjen e  parë të saj në sallën e bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë. Në mbledhje ishin të pranishëm më se 20 studiues.

Studimet Bizantine ngërthejnë në vetvete studime arkeologjike e historike, studime kulturore, zakonore, religjioze, studime të artit dhe arkitekturës, letërsisë dhe muzikës, të shkencës, ekonomisë dhe politikës, të gjitha të fokusuara në Perandorinë Bizantine.

Në këtë mbledhje u shpreh mirënjohja për të gjithë studiuesit e kësaj periudhe, për ata që nuk janë më, por që do të kishim dashur shumë të ishin prezentë dhe për të tjerët që kanë kontribuar dhe kontribuojnë me studimet e tyre në këtë fushë. Si logo  dhe emblemë e shoqatës është menduar që të jetë portreti i një prej perandorëve të shkëlqyer të Bizantit, Anastasi I (491-518), i cili ka lindur në qytetin e Durrësit.

Në këtë mbledhje u prezantua edhe pranimi që do t’i bëhet SHSHSB në Shoqatën Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine (AIEB), kongresi i të cilës, mbahet në Athinë nga 20-22 shtator. Në këtë kongres do të marrin pjesë anëtarë dhe drejtues të kësaj shoqate.


Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024