TIRANË- Pa u mbushur 24 orë nga kaosi në sallën e seancave plenare të Kuvendit, protagonistët e këtyre skenave ngjitën të qetë shkallët e Kryesisë së Kuvendit. Në Sekretariatin për Etikën do të diskutohej kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 29 ligjvënësve të PD, me tyre edhe Berisha, Bardhi e Noka. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura si vendim i socialistëve, edhe pse u refuzua nga demokratët.

Megjithatë deputetët e PD me telefon e regjistruan kërkesën e kreut të grupit, Gazment Bardhi, i cili mes protagonistëve kryesorë të dhunës Këlliçi dhe Balliu, e akuzoi për censurë mazhorancën dhe se po kërkon të fshijë opozitën nga Kuvendi. 

“Është propozuar të përjashtohet 70% e grupit parlamentar të PD-së dhe duhet të jesh i papërgjegjshëm të hedhësh firmën. Secila shkelje për secilin deputet., bashkë me të drejtën e deputetit për të dhënë mendimin e vet do të duhet të shtohen në një mbledhje që nuk kemi diktat kohën. Të paktën 5 nga ne do të duhet të largohen sepse kanë një mbledhje tjetër. S’kemi pse diktohemi nga koha, jemi brenda afatit, kështu që mbledhja të ndërpritet këtë moment dhe të fillojmë të martën”, tha Bardhi.

Këtë kërkesë e pranuan socialistët dhe diskutimi për ndëshkimin e 29 opozitarëve u shty për të martën e 23 dhjetorit.

Në kërkesën e PS të firmosur nga 34 ligjvënës, socialistët kërkuan përjashtimet ndaj kolegëve demokratë, duke paralajmëruar se kaosin e parlamentit do ta çojë në dyert e drejtësisë Efekte.

PS kërkon përjashtim 60 ditë nga punimet e Kuvendit, për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun të cilët u përplasën fizikisht me punonjësit e Gardës, për Sali Berishën dhe Gazment  Bardhin si organizatorë të dhunës, si dhe për deputetët që ndezën tymyese në sallë, Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Albana Vokshit, Ledina Alollit dhe Denisa Vatës. Efekte tymueset Këllici me shoqet

Ndërkaq, për 19 deputetë të tjerë të cilët rrethuan foltoren, PS kërkon 10 ditë përjashtim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:27
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, Bardhi: Doni të na pengoni të marrim pjesë në mbledhjen për Ballukun, doni të fshini opozitën nga Kuvendi

1764857864_gazmentbardhi.jpeg

Gazment Bardhi ka kërkuar që mbledhja e Komisionit të Etikës, ku po shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të opozitës pas kaosit në Kuvend, të shtyhet për javën tjetër që opozitarët të njihen me provat. Bardhi akuzoi PS se ka përfshirë në kërkesën për masa disiplinore edhe deputetë që nuk janë përfshirë në kaos, duke i thënë mazhorancës se kërkon të fshijë opozitën nga Kuvendi. Sipas Bardhit, kjo është bërë me qëllim që anëtarët e Këshillit të Mandateve të mos marrin pjesë në mbledhjen për Ballukun sot në 10:30, ku SPAK kërkon autorizim për arrestimin e saj.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?