TIMS/ Dëshmon me dyer të mbyllura drejtoresha e SHISH! Hyseni hedh poshtë akuzat e Salianjit: S'jam shmangur, isha në Bruksel

TIRANË- Mbledhja e TIMS u zhvillua sërish me dyer të mbyllura, ndërsa raportoi drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Vetëm me votat e socialistëve u miratua kërkesa e Hysenit për mbledhje të mbyllur me argumentin se informacionet përbëjnë sekret. Nga ana tjetër, opozita kërkoi mbledhje me dyer të hapura.

Në nisje të mbledhjes palët u përfshinë nga një debat për shkak të mungesës së Hysenit në mbledhjen e kaluar të 26 qershorit, pasi ndodhej në Bruksel për takime në selinë qendrore të NATO-s. Vetë Hyseni u kujdes të sqarojë arsyet e mungesës, duke hedhur poshtë këtu deklaratat e kryetarit Ervin Salianji se ndodhej në Beograd.

"E kishim të pamundur paraqitjen në datë 26 për shkak të një angazhimi të detyrueshëm të konfirmuar muaj më parë, lidhej me dy arsye madhore, takimi me asistentin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për inteligjencën për të diskutuar për çështje të sigurisë rajonale dhe për të diskutuar për angazhimin e SHISH në kuadër të inteligjencës së NATO-s.

Një angazhim tjetër ishte paraqitja e drejtorit të SHISH në samitin e NATO-s në Uashington që pritet të mbahet me 10 korrik. Në asnjë rast SHISH apo drejtori nuk i është shmangur raportimit para komisionit. Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara", tha Hyseni.

"Ju jeni sot këtu dhe s’kemi ç’të themi më shumë, përveçse se nga çfarë kemi parë nga dokumentacioni i deritanishëm që disponojmë në raport me çështjen, nuk shoh asnjë element që të përbëje sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe aspekte që janë zbuluar në publik, propozoj që mbledhja të bëhet e hapur, në çdo rast që ka informacion të klasifikuar drejtoresha mund të kërkojë mbledhje me dyer të mbyllura", tha Salianji.

Nga ana tjetër, deputeti socialit Xhemal Qefalia kërkoi nga Salianji një ndjesë publike për akuzën që i bëri Hysenit, por ligjvënësi demokrat u përgjigj duke e ‘këshilluar’ që të mos bëjë mbrojtjen e SHISH.

"Duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike për kauzat që bëtë ndaj drejtueses së Shërbimit duke e ngatërruar qëllimisht vendin e saj të takimit, nga Brukseli në Beograd", tha Qefalia. 

"Nuk i shkon formatit tënd që të bëhesh mbrojtës apo të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente", tha Salianji. 

Edhe dëshmia e Florian Sulejmanit, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, me kërkesë të tij dhe me votat e socialistëve u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa e njëjta kërkesë e ish-kreut të AMP Ardi Veliu ngjalli debate të forta. Shkak u bë objekti i kërkesës së depozituar nga Veliu, ndërsa tonet mes tij dhe Ervin Salianjit ashpërsuan deri në ofendime.

"Ti je lesh I tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju", tha Salianji. 

Dëshmitarët
Vlora Hyseni- Drejtuese e SHISH
Florian Sulejmanit- Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Ardi Veliu- Ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Komisioni hetimor i TIMS/ Salianji kalon në gjuhë ofenduese drejt Veliut: Je kokë e këmbë lesh! Ish-drejtori i AMP-së: Nuk kam ardhur këtu të tallesh

Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-se, Ardi Veliu.

E gjitha nisi nga titulli i kërkesës depozituar në komision ku shkruhej 'kërkesë për informacion'.

Ardi Veliu: "Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të dhëna personale, aplikacione e sisteme të cilat në vlerësimin tim profesional është mirë të ruhet konfidencialiteti dhe të mos bëhen pjesë e opinionit publik. Mos bërja publike do i shërbejë forcimit të sigurisë kombëtare'

Ervin Salianji: "Pse problem është bërja publike apo vjedhja e të dhënave. Ku ka ngelur gjë pa dalë në këtë shteti.  Keni shkruar kërkesë për informacion

Ardi Veliu kërkoi të dëshmojë pa mediat pasi tha se kemi të bëjmë me të dhëna që është mirë të ruhet konfidencialiteti. Deputeti Qefalia i doli në krah Veliut duke i thënë Salianjit, se veprimet e tij ishin tendencioze. Kjo ka shkaktua debat deri dhe në përdorimin e gjuhës ofenduese.

Pjesë nga debati

Qefalia: "Po më duket tendencioze. Sepse kërkesa e sjellë nga një dëshmitar mban po të njëjtën lëndë. Zoti kryetar kjo është tendencioze
Gështenja: Një përfaqësues i drejtorisë së policisë thotë 'kërkesë për informacion'.  Duket që këto kërkesa realizohen në një kompjuter dhe nuk ndryshojnë titullin e lëndës
Salianji: Pse ne e kemi fajin që s'dinë të shkruajnë drejtuesit e policisë?! Qenka bërë disa raste që qenkan të paaftë drejtuesit e policisë të hartojnë një shkresë dhe duan të luftojnë krimin?! 

........

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh I tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

(...)

Lefter Gështenja: Nuk kuptoj pozicion që kanë mbajtur në institucionet shtetërore dhe keni lejuar që në TIMS, keni lejuar që të punësojnë njerëz në nivele të larta pa certifikata sigurie, vini këtu na thoni që janë të dhëna sensitive, ca të dhënash flasim, ndërkohë që me ligj kjo mazhorancë e ka përjashtuar sistemin TIMS nga përbërja sekret hetimor apo konfidenciale.

Toni Gogu: Privilegji s’duhet të na çojë në shkelje flagrante të ligjit, ligji thotë se në asnjë rast nuk lejohet që të fyejnë ose të prekin dinjitetin personal të personave të thirrur në komision. Të kthejmë urgjentisht këtë mbledhje në shinat e ligjshmërisë. Po bëjmë një gjë qesharake, ka ardhur dëshmitari me dy kërkesa, një me shkrim dhe një me gojë, kërkoi qartë zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Kryetari me ca xhonglime u mor me titullin e lëndës. I përpi kryetari kompetencat dhe thotë e vendos unë këtë, është apo nuk është.

Më pas me votat e socialistëve u vendos që dëshmia e Veliut të mbahej me dyer të mbyllura. 

Ora 12:20
‘TIMS’/ Salianji kundër mbledhjes me dyer të mbyllura: Si lakuriq nate, mendoni se do ia hidhni! Dëshmitarët vijën i hedhin ‘topin’ njëri-tjetrit

 

Kryetari i Komisionit të TIMS, Ervin Salianji kërkoi që mbledhja ku do dëshmonte drejtuesja e SHISH të zhvillohej me dyer të hapura. Deputeti demokrat akuzoi mazhorancën duke i quajtur se po sillen si lakuriq nate, ndërsa tha se duke mbyllur mbledhjet mendojnë se do ia hedhin.

Ndërkohë, sa u takon dëshmitarëve, Salianji u shpreh se vijnë në komision dhe ia hedhin topin njëri-tjetrit.

Salianji: Jeni të axhituar sot.

Toni Gogu: Për të mos provokuar, ju lutem vijoni me hedhjen në votim të kërkesës.

Salianji: Faleminderit që na qartëson dhe qetëson zoti nën kryetar. Kishte kërkesa për të diskutuar me kërkesën e SHISH. I shërben publikut dhe këtij institucioni që të jetë me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Si lakuriq nate të heqim mediat, dritën të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do ja hedhim dot. Dëshmitarët vijnë dhe ja kalojnë topin njëri tjetrit. Kërkesa ime është që mbledhja të bëhet me dyer të hapura.

Ora 12:04
Debate te TIMS/ Qefalia-Salianjit: Kërkoi falje Hysenit, e akuzove se ishte në Beograd! Kryetari: Mos bëj mbrojtësin e SHISH, s’të shkon

 

Me debate u zhvillua nisja e mbledhjes së Komisionit për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ku dëshmon drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni. Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i kërkoi Ervin Salianjit që t’i kërkojë falje Hysenit pasi e akuzoi qëllimisht sikur ishte në Beograd pasi mungoi në mbledhjen e kaluar, kur në fakt ajo ndodhej në Bruksel.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Salianji i tha që të mos bëjë mbrojtësin e SHISH pasi nuk i shkon.

Qefalia: Duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike për kauzat që bëtë ndaj drejtueses së Shërbimit duke e ngatërruar qëllimisht vendin e saj të takimit, nga Brukseli në Beograd. Kërkoji ndjesë pasi është ndër institucionet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Salianji: Në mbledhjen e kaluar kam pasur një shkresë nga SHISH për aryse që ka qenë në një aktivitet jashtë. Sot dëgjuam që ka qenë në Bruksel. Unë e pashë që ka qenë në Bruksel një ditë para se ishte në twitter-in e atij që e kishte publikuar. S’dua ta kthej në këtë debat, se këtë pyetje për Beogradin apo elementë të tjerë që kanë të bëjnë me veprimtarinë e SHISH e kemi në Komision Sigurie, këtu kemi tjetër objekt. Po të doni e bëjmë se gati jam të bëj dhe atë debat në lidhje me Beogradin. Nuk i shkon formatit tënd që të bëhesh mbrojtës apo të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente. Si sekretar, jo Byroje, mund të jemi në rregull. Nuk të shkon të bësh mbrojtësi i SHISH, sot i kemi thirr si dëshmitar jo për të raportuar për veprimtarinë.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 03/07/2024 06:58

    Edhe i pandehuri kriminel para hetuesve nuk duhet keshtu,Jo me nje funksionar i shtetit i thirrur ne komision parlamentare.Cfardo qe te ndodhte ,nuk mund te fyhej.Akti i rrugacit Salijanit eshte i rende.Te thirrurir ne komision,ne raste te tilla duhet te largoheshin nga komisionit ne shenje proteste.Sa per zonjen Hyseni,qe ate dite doli ne shtyp lajmin se eshte ne Bruksel.Te shnderrosh destinacionin eshte Akt shume i rende,ndaj Salijanit duhet te mbajne pergjegjesi ligjore.Imuniteti nuk duhet te shnderrosh ne " te folur pa' dogane"

    Përgjigju
  • Rrema: 02/07/2024 22:05

    Po mire e ka salijani i denuar nga nje gjykate shqiptare me nje vit burg drejton komisionin e sigurise SKANDAL

    Përgjigju
  • ISH OFICER I RP.P.S.SHQIPËRIS: 02/07/2024 14:48

    NUK JAM KUNDËR LLOGARIDHËNIES POR NUK JAM DAKORTË ME KËTË MËNYRË S.P.S MË KUJTON KONTROLLIN USHTAR-PUNTOR-FSHATAR. KJO THËNË MË COP ËSHTË QË ATË QË NUK E MERRË DOT NË RRUGË TË PA LIGJSHME E KËRKON TA MARRËSH PËR TË RUAJTUR VEHTEN NË MËNYRË'LIGJORE, SI DHE PËR TËTRËMBUR,MBAJTUR NËN PRESION NJËRZIT E LIGJIT.PËR NJËRËZIT QË OFENDOJNË ATA DUHET TË KETË DËNIME SHËMBULLORE DERI DHE NË HEQIE TË LIRIS E JO PAK.SALIAN QË NË ORIGJIN JE IMORAL PALE DHE VEHTË QË PO E PO. JU TË MAZHORANCËS PËRSE HANI TURPIN ME BUKË. JU KEMI VOTUAR PËR MË TË MIRËT POR PO VËRTETONI QË JENI KËTHYER NË NJËRËZ PA SHTYLLË KURIZORE.NJË COP IMORALI O TONI E QEFALI JU BËNË MORAL.PIKA E VAJ MEDET PËR ÇKEMI VOTUAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin