Mbollën kanabis në Kukës, Apeli i GJKKO ndan nga grupi vëllanë e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit dhe një tjetër, shpall moskompetencën
Foto nga operacioni antidroge ne Kukes
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për gjykimin e Arben Tuçit dhe Durim Vatës, të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar në Kukës e Has më 18 maj 2020.
Apeli i GJKKO shpalli moskompetencë gjykimi për Arben Tuçi, vëllain e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuçi dhe Durim Vatën, ndërsa dërgoi dosjen e tyre sërish në prokurorinë e Gjykatës së Kukësit.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të dy të pandehurve që çështja e tyre të mos gjykohet nga kjo gjykatë por të kthehet sërish në Gjykatën e Kukësit. Ky vendim i Arben Tuçit dhe Durim Vatës, paraqitur përmes avokatëve të tyre mbrojtës Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, u pranua nga relatori i çështjes, Sokol Binaj. Po ashtu e SPAK ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve në Prokurorinë Kukës.
Edhe pse GJKKO shpalli moskompetencën për dy të pandehurit ka vendosur që të vijojë të qëndrojë në fuqi masa 'arrest me burg' e vendosur nga gjykata e shkallës së parë.
Tuçi dhe Vata janë dy nga 19 të arrestuarit gjatë këtij aksioni, ndërsa masa për 17 të tjetër Apeli i GJKKO-së do ta marrë më 10 korrik në orën 08:30.
Arrestimi i tyre gjatë operacionit anti-drogë në Kukës e Has u bë pas 2 vitesh hetime, ndërsa mes të arrestuarve ishin edhe 3 policë, Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës, Naim Kadiu, oficer i Policisë gjyqësore dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit. Kultivimi i parcelave me lëndë narkotike bëhej pikërisht me miratimin dhe garancinë e policëve të arrestuar, që të mbillnin lëndën narkotike në zonat e thella.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Kukës/ Qarkullonte me kokainë dhe hashash në makinë, ‘Shqiponja’ prangos 24-vjeçarin
24 Janar, 17:17
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10