Mbrëmë u vra Delon Troqe, në Vlorë në 4 muaj janë ekzekutuar 4 persona, të gjithë të dënuar më parë! Të katërt me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit

Mbrëmë u vra Delon Troqe, në Vlorë në 4 muaj janë ekzekutuar 4  persona, të gjithë të dënuar më parë! Të katërt me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit

Gentjan Qarri, Taulant Gjika, Bledar Birçe dhe Delon Troqe

Vlora është tronditur sërish dje nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor jeta nga plumbat. Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit të tij rreth orës 21:30, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. 15 herë është qëlluar ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja. Por bilanci rëndohet kur ke parasysh që vetëm në këto muaj të 2021-shit, 3 të tjerë janë ekzekutuar në mënyrë mafioze në këtë qytet. 4 vrasje gjithsej që e bëjnë Vlorën një prej qyteteve më problematike në vend.

40-vjeçari Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin "Geçe, ishte viktima e parë nga plumbat në Vlorë. Ai u vra më 6 shkurt. Më 3 mars vritet në mes të ditës në Vlorë me breshëri kallashnikovi 31-vjeçari Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj! 2 persona të pamaskuar, të veshur me të zeza, ekzekutuan të riun pas një sherri për borxhet. Ndërkohë që më pak se 2 javë më parë në mes të ditës u vra 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5.

Si ndodhi vrasja e Gentjan Qarrit:  Më 6 shkurt, ekzekutohet në qytetin e Vlorës me armë zjarri tip kallashnikov 40-vjeçari Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin "Geçe". Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit. Viktima ishte duke ecur në këmbë ndërkohë që nga një automjet me dy persona të kamufluar brenda është qëlluar me breshëri plumbash, mbi 20 herë duke e lënë fillimisht të plagosur. Gentjan Qarri është qëlluar në gjymtyrët e poshtëm dhe në gjoks ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. 40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua. 40-vjeçari kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali. Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit me drogë pista e hetimit është përqëndruar tek larja e hesapeve.

Si ndodhi Vrasja e Tauland Gjikës: Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin. Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona. Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar. Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit. Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.

Si ndodhi Vrasja e Bledar Birçës: Mesditën e 12 majit në Vlorë u vra 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 ai u qëllua për vdekje në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luani Tines: 22/05/2021 22:13

    Ne Vlore ligjn tani e bene Altini Meleqit dhe Nar Musta.Me ata mos u pleksni dhe keni 100 vjet ymer

    Përgjigju
  • Fitimi Shpella: 22/05/2021 21:55

    Ka shume muter Vlora smbarojn kollaj,Po te hiqeshin nga 2-3 ne dit me tjeter do ishte.rritme te ngadalta s,jam i kenaqur fare

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/05/2021 20:02

    Vrasin njeri tjetrin.Mire do jete qe nje njesi e fshehte speciale e policise ti eliminonte nje nga nje,ne vlore shkoder durres Elbasan e kudo.sa te mbushen burgjet me kriminele,me mire ose nxiti te heqin qafe njeri tjetrin,ose ti vrase policia dhe "iku ne drejtim te paditur,u gjet nje makine e djegur dhe arme e djegur qe dyshohet si arme krimit

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 22/05/2021 13:21

    Perderisa e qerojne njeri -tjetrin ( pra nuk vriten anash te pafajshem etj) shume mire eshte - VETEM VAZHDONI.

    Përgjigju
  • Sokoli: 22/05/2021 12:44

    po te jete e pleksur gjithe policia e vlores dhe prekuroria keshtu do behet po kapi keta qe bejne gardhe dhe aritje madhe policia i di qe te gjitha dhe nuk vepron se jane bashke vetem mulosmeni e beri zap

    Përgjigju
  • labi: 22/05/2021 11:23

    Per mendimin tim sjell ters spanja.Kush shkon e kthehet nga andej ka 50% mundesi te vritet E mbas kesaj dua te them qe vlora njfet e dihet qe lujati rol te rendesishem qe ne fillim me skafet e deri tani me drogen qe e nxjerin jasht me skafe.keto gjera do vazhdojne ne pa fundesi se esht pozicioni i vlores qe nuk ka per te ikur asnjehere nga lista e qyteteteve per transport me skaf.shikoni meksiken ne kufi me ameriken.esht vend strategjik per rrugen e kontrabandes.per fat te keq do kete viktima gjithmon e kjo gje e dine te gjith e asnji nuk e ndalon dot. te shohin lajmet turistat gjithmon do kete nga ata qe do ndrrojne vend per te shkuar ...e kjo nuk vlen vetem per vloren

    Përgjigju
  • Arber: 22/05/2021 09:18

    Ne Policine ,Prokurorine dhe Gjykaten e Vlores duhet vene buldozieri. Jane te gjithe te implikuar e lidhur me fije te dokshme e te padukshme me krimin.Po si nuk zbuluan nje ngjarje , si nuk hetuan nje krminel per te mbari pa le me pastaj per te kopsitur me prova e per te denuar as qe behet fjale .E kane mendjen te apartamentet ne Lungomare , tek shantazhi per te zhvatur shtetin me pseudo akuza e pseudo kallzime dhe nuk hetojne krimet ,vrasjet e trafiqet. Hetojne me" devotshmeri" ndonje kondravajtje penale a ndonje veper qe denohet me gjobe dhe "nuk kane kohe" te hetojne krminelet . Shkakrojini te gjithe si te PAAFTE me e pakta dhe hetojini pronat qe kane ne emer te tyre dhe familjareve te tyre pikerisht ne Vlore . Kane ndryshuar strategjine horrat e drejtesise , merren me kriminelet kur kerkojne demshperblime nga shteti , merren me mjeket, me ndertuesit dhe me te gjithe ata qe i shantazhojne direkt apo indirekt .

    Përgjigju
    • Kafsha: 22/05/2021 07:48

      Bravo!

  • çami: 22/05/2021 09:02

    po marjon mitro ai plehra qe shpetoi kot ai e hapi sezonin ne janar shpetoi kot pse nuk e vini ??

    Përgjigju
    • Çami: 23/05/2021 12:34

      O Labo ik qeth nanje dele andej..mos na ruj ka..n. fshatari mutit.

    • Altin:: 22/05/2021 15:31

      O labi po camet ku hyjne ketu ? Se keta qe po vriten duken si leber te gjithe

    • çam: 22/05/2021 15:12

      po po prandaj po ikni nje nga nje o dhjaksa ne verdall jemi te fala na mandua dhe doqja

    • Labi: 22/05/2021 14:46

      Cam trima dilni nga vrima..haha e keni prer bileten o ne babic o ne cameri ,po ju la greku

    • nari: 22/05/2021 12:32

      o cam po do ta merni pergjigjen mos u beni merak mun te bridhni sa te doni me blinda

  • Turi: 22/05/2021 08:45

    Policia e krimeve te Vlores kontrollon malet per canabis se ashtu e ka urdherin prandaj po behet nami me vrasje dhe nuk po kapet asnje autor , Ardi Veliu ti jape rendesi gjerave qe jane vertet serioze se jemi katandisur si Kabuli

    Përgjigju
    • Sotir: 22/05/2021 09:43

      Rama te mare pergjegjesi me gjithe qeverine e tij, te pranoj se OFL ishte nje deshtim ! Alabaket i kane mbushur rruget e Vlores e gjithe Shqiperise, sillen si kafshe me makinat e tyre te shtrenjta me xhama te zinj, parkojne si ju do qejfi e ecin si ju do qejfi, sillen sikur jane padronet e qyteteve , mbjellin frike e terror tek njerzit, lajne hesapet mes tyre ne mes te dites ! Nuk pyesin as per polici e as per shtet ! Duhet nje dore e forte qe tu shkerdhej robte alabakve te Vlores e gjithe Shqiperise !

  • Kafsha: 22/05/2021 06:38

    Vlorëzezë fundërrinë thuaj. Duhet një juntë ushtatake në Vlorë që ti ngrejë e ti ulë për veshi e flokë të gjithë banorët e Vlorëzezës nga mëngjesi në darkë. Kontrolle 24 orë e të shpuara me gjilpërë nga mënjgjesi në darkë që të mos të kenë kohë të bëjnë nga këta tmerre. Dhe në fund pasi Junta të ketë vendosur kontrollin ti shpërndajë vlonjatët andej këtej nëpër të gjithë qytetfshatrat e tjerë të republikës që të shkrihen e asimilohen duke u bërë njerëz.

    Përgjigju
    • Vlora: 22/05/2021 14:47

      Tamam si kafsh ke folur

    • nari: 22/05/2021 12:36

      ke te drej se nuk fuksjonon asnje gje policia dhe prekuroria jane te lidhur se e dine te gjithe kush i bene po vetem mulosmani i beri zap ne vlore

    • Sotir: 22/05/2021 11:52

      O Kafsha ..per ca mutin fut kot urretje ne nje problem qe eshte i gjithe Shqiperise? Prandaj nuk ndryshon kurre asgje ne kete vend, sepse del cdo lloj idioti e fillon e flet percart! Alabaket kane pushtuar gjithe Shqiperine e jo vetem Vloren ! Sa per dijeni ne Vlore per arsye gjeografike edhe i eviton alabaket e lamashet qe kane pushtuar rruget e qytetit , po si t'ia besh ne Tirane,Shkoder,Korce,Elbasan,Fier,Berat,Gjirokaster e ne shumicen e qyteteve te Shqiperise ku edhe po te duash nuk i eviton dot ! Kjo eshte pergjegjesi e Qeverise qe duhet te mare kontrollin e territorit te lene ne dore te alabakve e lamashve per 31 vjet !!

    • Aleksander: 22/05/2021 10:09

      I pergjigjem ketij idiotit me emrin kafsha keto jan probleme qe ekzistojn kudo cfar hyn populli i thjeshte me keto situata.

    • Kafsha: 22/05/2021 08:13

      Këta probleme dhe jo këto probleme. Mëso shqip!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët