Mbrëmje Gala, presidenti
Nishani mbledh personalitetet

Mbrëmje Gala, presidenti<br />Nishani mbledh personalitetet
TIRANË - Zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, mbrëmja gala, “Ballo Shqiptare”, e organizuar nga Presidenti Bujar Nishani dhe zonja e Parë, Odeta Nishani.

Të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar me rastin e festave të fundvitit, janë personalitete të ndryshme, të fushave politike, të artit, kulturës, media, sportit etj.

Ra në sy prania e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, e ish-kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të medias.

Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti Nishani tha se, duhet luftuar krimi dhe korrupsioni dhe nëse këto nuk luftohen ne ecim pas. Ne duhet që ti ruajmë vlerat që kemi si popull tha Presidenti Nishani.

“Vlerat nuk krijohen nga njerëzit, vlerat lindin. Njerëzit me vlera janë ata që përbëjnë shembull për tu ngjekur”, deklaroi Nishani.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë