Publiku në Durrës ndoqi me interes mbrëmjen e së hënës (29 dhjetor) koncertin gala të Orkestrës së Harqeve, me repertor të përzgjedhur nga muzika klasike shqiptare dhe e huaj.
Koncerti u drejtua nga dirigjenti Gridi Kraja, ndërsa në rolin e solistëve performuan sopranoja Eva Golemi dhe saksofonisti Alen Kuriçi.
Orkestra e Harqeve interpretoi për rreth një orë vepra nga autorë të njohur.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte interpretimi i sopranos Eva Golemi, e cila për herë të parë u prezantua para publikut të Durrësit në një koncert të këtij formati.
Koncerti Gala u ndoq nga qytetarë dhe figura të njohura të jetës kulturore të cilët e shoqëruan koncertin me duartrokitje gjatë gjithë performancave.
Hyrja për publikun ishte e lirë, në funksion të promovimit të muzikës klasike dhe afrimit të saj me publikun e gjerë.
Komente










