112 vjetori i lindjes së gjeniut të Letrave shqipe, Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni është përkujtuar me një mbrëmje të veçantë poetike dedikuar jetës dhe veprës së poetit të letërsisë moderne të shek XX.
Dokumentari mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh të viteve ’30 i la radhën më pas interpretimit të pjesëve të krijimtarisë së poetit nga artistë të ftuar të si Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa etj.
Ndër mysafirët e veçantë të mbrëmjes ishte dhe mbesa e poetit Angjelina Luarasi Ceka, por edhe studiues, akademikë të cilët vlerësuan lart veprën dhe kontributin e poetit për sa kohë ai jetoi.
“Ai hapi një rrugë dhe një shteg, ku letërsia shqipe mund të shkruhej ndryshe vetëtitëse, magjepsëse, por edhe e mprehtë. Ai ndihmoi që ajo të kërkonte më thellë në të vërtetën e shpirtit të njeriut”, tha Diana Çuli, shkrimtare.
“Kjo vepër kaq e vogël ka gjeneruar një letërsi ose metaletërsi shumë të madhe, shkrime kritike, letërsi, ese, monografi tekste shkollore të të gjithë niveleve përmes së cilës, vepra e Migjenit ka gjeneruar vetveten, si asnjë vepër tjetër e letërsisë shqipe”, u shpreh Bashkim Kërçuku, pedagog studiues.
I ndarë nga jeta në gusht të vitit 1938 Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që la pas veprat “Vargjet e lira” ,“Novelat e qytetit të veriut” përmbledhje e prozave, të botuara pas vdekjes.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
11.8%
-
Jo
84%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamtumirë Skënder Rusi, liriku i dashurisë dhe i dhimbjes! I biri: Shkroi vargje deri në frymën e fundit
1 Qershor, 16:30
-
Kompeticioni letrar 'Netët korçare të poezisë'! Vlerësohen me çmime Besnik Mustafaj, Liridon Mulaj dhe Miariana Gorçica
27 Maj, 16:41
-
Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë
4 Maj, 10:47
-
E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH! Kuvendi s’e zgjodhi për mandat të plotë
2 Maj, 11:02
-
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
1 Maj, 22:09
-
Jeta mes artit dhe detyrës, rrëfimi i poetit që punon oficer policie! Autor i 6 librave, Dashamir Malo: Çdolloj pune ka një lloj poezie brenda
18 Shkurt, 19:29
-
Kinematografia pas ’90-ës, Ndriçim Xhepa: Interesi për filmin është zbehur, ja ç’më tha im bir!
20 Janar, 15:55
-
Frrok Çupi: Sapo shikon arkivol, i ngrihen puplat
7 Dhjetor 2023, 17:45
-
Mero Baze: Një përdhunues të gjallësh dhe të vdekurish
6 Dhjetor 2023, 21:43
-
‘Faksimile’, arti sfidon vdekjen, ritakon atë e bir! Helidon Haliti ekspozitë me babain ‘postmortem’, 40 piktura dhe blloqe me poezi
8 Nëntor 2023, 16:49
-
Liriku Skënder Rusi boton ciklin me poezi të zgjedhura, ‘Dalëngadalë unë po bëhem ikje’ promovohet në Korçë
28 Tetor 2023, 14:41
-
‘Fjollë dashnie’, takimi poetik mbledh poetët e rinj në Lezhë, tinguj violine dhe poezi në gegnisht në takimin e Pllanës
5 Qershor 2023, 16:05