Më 15 mars ora 19.00, në Teatrin e Operas dhe Baletit do të zhvillohet koncerti "Mbrëmje Pranverore", i organizuar nga Liceu Artistik "Jordan Misja" dhe "Shkolla Kombëtare Koreografike". Mbas disa dekadash, me mbështetjen e "Bashkisë Tiranë", dy shkollat artistike kryesore të Shqipërisë, risjellin frymën e bashkëpunimit artistik, duke frymëzuar dhe motivuar brezat e rinj me anë të praktikës artistike në skenë. Mbi 200 nxënës dhe mësues janë të angazhuar në një repertor të muzikës serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky koncert është edhe një homazh për brezat e kaluar të artistëve pedagogë, të cilët me pasion, punë dhe dashuri për artin, krijuan traditën shumëvjeçare të përcjelljes së dijes, që prej themelimit të këtyre shkollave.
Orkestra Simfonike dhe Kori është përbërë nga nxënësit dhe mësuesit e Liceut Artistik "Jordan Misja", me solistë Alba Metaj (violinë), Etleva Kolnikaj (piano), Edlira Novaku Gjoni (violonçel), Erjana Riza (piano), Lorian Deda (bariton) dhe Albana Bajraktari (soprano) nën drejtimin e dirigjentëve të Liceut, Mira Sulejmani, Besa Kacinari dhe Andi Kongo.
Numrat koreografikë do të interpretohen nga nxënësit e "Shkollës Kombëtare Koreografike" me solistë Eskiejda Allka, Mirjan Llapushi, Bianka Skënderi, Graciela Sallaku, Uendi Xhixha, Floresida Hida, Ester Koni dhe Justin Deda. Koreografitë janë krijuar nga Blerina Arbana, Joli Eleni Gjovreku, nën kujdesin e drejtoreshës së "Shkollës Kombëtare Koreografike" Blerina Arbana.
Drejtimi artistik i koncertit është nën kujdesin e Etleva Kolnikaj, drejtoreshë e Liceut Artistik "Jordan Misja".
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Daja: S'ka ndeshje të lehta, nostalgjik për tifozët e Elbasanit
3 Nëntor, 21:14
-
B40/ Veliaj me të rinj nga rajoni: Tirana si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, një mundësi për të treguar vlerat kulturore
3 Nëntor, 14:47
-
Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
2 Nëntor, 15:43
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29
-
Tiranë/ Qëlloi 8 herë me thikë të riun, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë
2 Nëntor, 15:18
-
Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025
2 Nëntor, 11:31
-
Pa stadium, tifozë dhe ekip! 'Diktatura' e FSHF-së dhe pësimet e KF Tiranës që rikthejnë makthet e së shkuarës
2 Nëntor, 09:54
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor, 09:28
-
Për herë të parë në Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s
1 Nëntor, 16:51
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Turizmi mban në ‘këmbë’ besimin në ekonomi! Ngec sektori i ndërtimit, më pak porosi për apartamente
1 Nëntor, 15:43
-
Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës
1 Nëntor, 15:35