Mbrëmje shqiptare në Torino/ Raki, verë, ushqime dhe muzikë shqiptare

Ka startuar në Torino të Italisë eventi ndërkombetar i gastronomisë i titulluar salloni i shijes, ku po marrin pjesë 50 prodhues të ndryshem nga Shqipëria.

Si pjesë e këtij eventi u organizua dhe Festivali i kuzhines mesdhetare, ku vendi jonë u prezantuar nga kuzhinieri i njohur, Altin Prenga. Ky i fundit organizoi një mbrëmje të veçantë, duke sjellë artin e gatimit tradicional shqiptar. Me muzikë shqiptare në sfond, me verë e raki të pranishmit shijua ushqimet e gatuara nga duart e shef Altinit.

Në këtë event merrnin pjesë Presidenti themulues i Slow Food International Carlo Petrini, Ambasadorja e Shqiperise në Itali Anila Bitri, si dhe shumë shqiptar. Kuzhinieri i Njohur Altin Prenga u shpreh se është mjaft e domosdoshem promovimi i gastronomisë shqiptare në Itali, pasi këto dy vende janë mjaft te lidhura me njëra-tjetrën. 

Mendoj që është interesant për t’u provuar. Madje edhe për emigrantët që jetojnë këtu.

Altin Prenga, shef kuzhine 

Ky event u vlerësua maksimalisht edhe nga Ambasadorja e Shqiperise në Itali Anila Bitri. 

Përgëzoj Altinin sepse na përfaqësoi drejt. Jemi një komunitet që dimë të shijojmë.

Anila Bitri, Ambasadore e Shqipërise në Itali

Më herët u oganizua dhe një takim ku ke fokus të diskutimeve ishte harmonia fetare. Në panairin “Salloni i Shijes” i cili organizohet nga “Slow Food” marrin pjesë përfasues nga te gjitha shtetet e botes, ndërsa në fokus është promovimi i gastronomisë të çdo vendi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë