ITALI - Duhet të fillonte sot në orën 20:45, por sfida derbi mes Torinos dhe Juventusit në Serie A është shtyrë me një orë. Gjithçka filloi në orën 21:50.
Para ndeshjes pati përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit. Policia arrestoi disa tifozë të të dyja skuadrave. Ka të plagosur nga tifozët e Juventusit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën në spital. Pikërisht për këtë arsye, tifozët bardhezi gjatë nxehmjes i kërkuan skuadrës të mos luante ndeshjen.
Pas bisedës me kapitenin Locatelli dhe skuadrën, ultrasit e Juventusit kërkuan pezullimin e ndeshjes. Skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes për më shumë se 30 minuta, teksa më vonë dolën për nxehmjen. Ndeshja filloi në orën 21:50 me sektorin ultras të Juves që braktisi stadiumin në shenjë revolte ndaj klubit që pranoi nisjen e ndeshjes.
SHERRI - Shishe dhe gurë thuhet se u hodhën drejt disa oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën duke qëlluar gaz lotsjellës për të rivendosur qetësinë në zonë. Disa tifozë nga të dyja ekipet u ndaluan nga policia.
Tifozët ultras të të dyja skuadrave tentuan të përplaseshin edhe gjatë mëngjesit të sotëm, por ndërhyrja e policisë solli shmangien e dhunës.
Komente






