Mbretëresha e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, dekorohet nga Trump

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, mbretëresha e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha dekorohet me medaljen e “Mirënjohjes” nga President i ShBA-së Donald Trump.  Vendimi për dekorimin e ikonës së muzikës shqiptare është marrë nga Shtëpia e Bardhë. 

Këtë të diel në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë i është akorduar çmimi artistes gjakovare, teksa aktiviteti u mbajt pikërisht në ditën e saj të lindjes. Në aktivitet ishin të pranishëm artistë e bashkëpunëtorë të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fushat, mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta. 

“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Nexhmije Pagarusha është e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera ku mendohet se ka interpretuar mbi 150 këngë.  Karrierën muzikore Pagarusha e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
 

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Tiranë më 6.05.2018

Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme: Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 06/05/2018 21:36

    Edhe 185 vjet jete dives se muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar