19 maji ishte data kur Princi Harry i dha fund beqarisë me aktoren amerikane Meghan Markle. Vëmendja e Britanisë dhe e gjithë botës mbarë ishte e përqëndruar te kjo dasmë që mund të cilësohet pa diskutim si dasma e vitit.

Mbretëresha Elisabeth II nuk ka përdorur asnjëherë afrimitet me Mehgan Markle dhe të gjithë shkruanin që ajo nuk e do aktoren amerikanë.

Por mbretëresha ka zgjdhur ta shfaqë pëlqimin e saj për Meghan në një mënyrë shumë delikate.

Ajo që na vërteton se Meghan është e preferuara e mbretëreshës është një foto që Elizabeth II mban në dhomën e saj. Kjo foto nuk është parë kurrë më parë publikisht.

Ajo është një foto e Meghan Markle dhe Princ Harry-t, e cila nuk është bërë në ceremoninë e dasmës, por shumë kohë më parë. Elizabeth II ishte duke pritur Komisionerin e Lartë të Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Honorable George Brandis, më 30 maj kur u fotografua fotoja ku duken qartë Duka dhe Dukesha e Sussex në sfond.



(Mbretëresha Elisabeth tregon foton e Meghan Markle)