Mbretëresha Elizabeth II ka nderuar Angelina Jolie me titullin e nderit të damave këtë mëngjes, raporton Telegraph. Mbretëresha priti aktoren fituese të Oscarit dhe çmimeve humanitare në Buckingham Palace, duke i dhënë titullin për punën që ajo ka bërë ndër vite, për ti dhënë fund dhunës seksuale në zonat e luftës.
Për shkak se Jolie është një qytetare amerikane, ajo nuk mund ta përdorë titullin, edhe pse është përfolur se ajo do të bëhet një qytetare e Namibia-s, e cila është pjesë e Commonwealth-it britanik, në mënyrë që të përdorë titullin për të promovuar punën e saj bamirëse.
Angelina Jolie ajo është gruaja e parë amerikane që ka marrë ndonjëherë këtë titull.









