Mbretëresha Elizabeth është 93-vjeç dhe duket se nuk është aspak e gatshme të largohet nga qendra e vëmendjes, përkundrazi. Ajo duket se po përpiqet të ngjallë imazhin e kurorës angleze duke përdorur rrjetin, si një pikë ku tashmë takohet e gjithë bota.
Ajo ka hapur një përzgjedhje për të marrë në punë një menaxher të ri të mediave sociale për të menaxhuar profilet zyrtare Ëindsor, një figurë ekspertësh në menaxhimin e projekteve digjitale të profilit të lartë me redaktimin e videos dhe aftësitë e fotografisë.
Në shpalljen e njoftimit thuhet se kandidatët duhet të kenë shkathtësi në të shkruar në mënyrë që të arrijnë një audiencë të larmishme. Për më tepër, përshkrimi i punës është i qartë: ata që aspirojnë për këtë detyrë duhet të jenë të vetëdijshëm se “përmbajtja e tyre do të shihet nga miliona njerëz”.
Sipas njoftimit, aplikanti që do të shpallet fitues do të përfitojë një pagë prej rreth 30 mijë paund në vit. Gjithashtu ai do të sigurojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse avantazhesh, leje vjetore prej 33 ditësh dhe dreka falas. Dhe qershia mbi tortë është se vendi i punës do të jetë pikërisht në Pallatin “Buckingham”.