Mbretëria e Bashkuar, debat televiziv mes Hunt dhe Johnson për të zëvendësuar Theresa May (VIDEO)

Ishte një debat i gjallë ai që u zhvillua mes dy kandidatëve që synojnë të zenë vendin e Kryeministres britanike Theresa May.

Boris Johnson dhe Jeremy Hunt u përballën me njëri tjetrin në një duel televiziv mbi tema të ndryshme, kryesisht Brexit.

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të mos parashikohet mundësia që ne nuk mund të largohemi nga Bashkimi Europian më 31 tetor – tha Boris Johnson.

Nuk dua të parashikoj dorëheqjen time për shkak të refuzimit për të hyrë në një marrëveshje me BE.

"Unë nuk dua të flas për 31 tetorin si një afat përfundimtar – tha kandidati tjetër për kryeministër Jeremy Hunt - pasi mendoj se ekziston ende rreziku i zgjedhjeve si dhe për shkak se Parlamenti nuk ka rënë dakord ende për këtë gjë".

Të dy konservatoreve iu kërkua një gjykim mbi reagimin plot zemërim të Trump, pas kritikave të ashpra ndaj tij dhe administrates amerikane, nga ana e ambasadori britanik në Uashington.

Ambasadorët tanë janë zgjedhur nga Qeveria dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar - tha Hunt - e kam bërë të qartë se ambasadori britanik nuk do të largohet nga në Washingtoni”

"Mendoj se është absolutisht e domosdoshme që diskutimet e brendshme midis zyrtarëve publikë dhe ministrave të mos rrjedhin apo të komentohen nga vetë ministrat - u përgjigj Johnson për çështjen – gjithsesi ata duhet të ndjehen të lirë dhe të na ofrojnë këshilla të paanshme".

Debati u zhvillua ndërsa 160,000 anëtarë të Partisë Konservatore votuan përmes rrugës postare, se kush prej të dy kandidatëve do të ishte pasuesi i Terezë May. Boris Johnson padyshim është më i favorizuari. Gjithsesi, fituesi do të shpallet më 23 korrik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën