Mbretëria e Bashkuar, fitore e madhe për konservatorët e Boris Johnson, Brexit një hap larg

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kompakte dhe pa hezituar: Partia konservatore e kryeministrit Boris Johnson fituese në zgjedhjet britanike.

Sipas sondazheve të dala, të konfirmuara nga rezultatet e para, konservatorët do kenë në Parlamentin britanik 368 vende, 50 më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017.

Një projeksion i ‘Sky News’ konfirmon që konservatorët kanë fituar mes 358 dhe 368 vendeve në Westminster.

Laburistët sipas sondazheve do të kenë midis 192 dhe 202 vendeve.

"Faleminderit të gjithëve. Ne jetojmë në demokracinë më të madhe në botë. Kam marrë një mandat shumë të fortë, ne do të përshkruajmë gjithë rrugën e Brexit," tha Boris Johnson.

Rënia e laburistëve, gjyqi i Corbyn: Nuk do ta udhëheq partinë në zgjedhje të tjera.

Lideri i konservatorëve Jeremy Corbyn duke folur në orët e para të mëngjesit pranoi se ishte një rezultat "shumë zhgënjyes", nuk do ta udhëheq partinë në zgjedhje të tjera dhe se laburistët do të reflektojnë për humbjen.

Sondazhet e fundit i kishin bërë plot shpresën konservatorët se do mund të riktheheshin në pushtet por ata kanë humbur mes të tjerash edhe disa ‘kështjella’ si psh në Anglinë Veriore dhe Uells.

Mund të votohet Brexit para Krishtëlindjes? BE: Tani është më e qartë, ne jemi gati për t’ dhënë lamtumirën Londrës

Është ende herët për të hapur dritën e gjelbër për marrëveshjen me Brukselin e kërkuar nga Boris Johnson, edhe pse fati i Britanisë së Madhe duket se tani është shënjuar nga vota e qytetarëve britanikë, por mbi të gjitha nga anglezët dhe uellsianët, pasi skocezët votuan për partinë nacionaliste skoceze europianiste. Me numrat e dalë pas numërimit, përshpejtimi i Brexit është i mundur por jo para Krishtlindjes pasi më 21 Dhjetor, marrëveshja e Brexitit do të votohet nga Dhoma e Komuneve dhe më pas do t'i kalojë Shtëpisë së Lordëve midis Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri.

Në BE janë duke pritur por edhe janë gati për hapat e ardhshëm për Brexit por edhe për të negociuar gjithçka që është e nevojshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 13/12/2019 08:31

    Gjithandej marria ka kap popujt. Se si mund to besosh jonsonit nje shtet si Britania e Madhe vetem anglezet mund ta kuptojne

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 13/12/2019 09:40

      Ka ardhur koha e cirkut me sa duket o Tim. Njerzit e pasur po i drejtojn syte nga palacot e kllounat.Po vijne kohe te erreta

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë