Mbretëria e Bashkuar jep 26 milion dollarë për të financuar prodhimin e vaksinës

Mbretëria e Bashkuar jep 26 milion dollarë për të financuar prodhimin e vaksinës

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akorduar 26 milion dollarë për të zhvilluar vaksina të reja për koronavirusin dhe sëmundje të tjera infektive

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Shëndetit dhe Ndihmës Sociale i Mbretërisë së Bashkuar.

Financimi i ri do të shkojë tek Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), i formuar fillimisht si përgjigje ndaj epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Drejtori i Përgjithshëm i CEPI, Dr Richard Hatchett tha se shpresonte që një vaksinë eksperimentale të testohej brenda 16 javësh.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.

 


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja