Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar natën më të ftohtë të dimrit, teksa temperaturat ranë në disa granë nën zero.

Sipas mediave të huaja, parashikuesit e motit paralajmëruan se zonat me dëborë mund të shohin temperatura minimale që të bien deri në -12 gradë Celsius sot.

Dje, temperaturat ranë deri në -10.9 gradë Celsius në Shap në Cumbria, ç’ka shënonte një minimum rekord për këtë dimër deri më tani.

Po ashtu meteorologët kanë parashikuar që reshjet e dëborës të vijojnë me intensitet, teksa përzihen me reshje shiu e breshëri. Reshjet parashikohet të ‘lëvizin’ drejt juglindjes nëpër Skoci dhe Irlandën e Veriut, dhe më vonë në pjesë të Uellsit dhe Anglisë.

Një stuhi dëbore mund të godasë Skocinë qendrore dhe veriore këtë mëngjes, duke zgjatur deri në orët e para të mbrëmjes.

Po ashtu pritet që 2-5 cm dëborë të bien në shumë zona, me disa vende, veçanërisht në tokat më të larta mbi 200 metra, që reshjet mund të shkojnë në 10-15 cm.