Emri i Lea Ypit u përfol shumë ditët e fundit si një nga figurat e mundshme për drejtimin e një qeverie teknike, të kërkuar nga Partia Demokratike. Pas këtyre përfoljeve, Ypi ka reaguar përmes një mesazhi publik, duke bërë të ditur largimin e saj nga Shqipëria dhe shprehur zhgënjim për mënyrën si u trajtua në hapësirën publike.
“Mirupafshim Shqipëri. Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera që më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, t'i kam lënë në derë”, shkruan Ypi.
Në reagimin e saj, ajo flet për klimën e debatit publik dhe përhapjen e teorive e akuzave në rrjete sociale dhe media, duke e cilësuar këtë si një realitet që ushqehet nga “hiçi dixhital e mediatik”.
"Në fund të fundit hiçi dixhital e mediatik mbi diçka duhet ngritur që atij grushti logosh ku tek asgjëja çlirohet vetmia, trishtimi, mllefi, dështimi, varfëria e mendimit, shfrytëzimi, paburrëria, ti mbushet mendja se mbase diçka është" thotë ajo
Në reflektimin e saj, Ypi përdor edhe një metaforë për gjendjen e botës sot, duke e krahasuar me “labirintin e minotaurit”, ku, sipas saj, njerëzit kërkojnë rrugëdalje nga krizat dhe përbindëshat e dukshëm e të padukshëm.
“Ndoshta secili mban në dorë një pjesë nga filli i Ariadnes, mjafton që duart të bashkohen dhe njerëzit të rigjejnë kuptimin e të qenit njeri”, shkruan ajo.
Në fund, Ypi falënderon të gjithë ata që, sipas saj, “shtrënguan dorën” në këtë periudhë në Shqipëri, duke e mbyllur mesazhin me një përshëndetje lamtumire për vendin.

Postimi i Lea Ypit në Facebook
Komente










shko moj, skemi nevoj per ty dhe emigrant qe do sjellesh ti. Shqiperia e shqiptarve.. Kjo esht kundra shqipris dhe pro Anglis
PërgjigjuBravo zonje. Nje njeri me mend dhe me pak mundesi nuk mund te rrije ne shqiperi. Injoranca ne kete vend shitet si virtyt, Arrogance per te mbuluar injorancen eshte Menyre pune e administrates qe paguhet me leket e taksave tona dhe ato qe vjedhin me paturpesi e quajne privilege te tyre meqenese neve na eshte imponuar qe ti zgjedhim ata
Përgjigju