Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në një takim të G7 është shprehur se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë nuk duhet të hiqen derisa të gjithë trupat ruse të largohen nga territori i Ukrainës.
Liz Truss tha në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani se presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një disfatë që parandalon agresionin e mëtejshëm.
"Putini po poshtëron veten në skenën botërore," tha ajo, duke shtuar se atij duhet t'i mohohet çdo përfitim nga pushtimi i tij në Ukrainë.
Ajo gjithashtu bëri thirrje që Ukraina të ketë akses më të madh në pajisjet ushtarake të NATO-s.
Ministrat e jashtëm të G7 do të takohen sërish të premten me homologët e tyre ukrainas dhe moldavë.
Lajmi kryesor:
Erdogan kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO! Pentagoni i kërkon Moskës armëpushim! Inteligjenca e Kievit: Putini i sëmurë rëndë, grusht shteti në Rusi










