Mbretëria e Bashkuar sot voton në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit

Sot Britania e Madhe i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin dhe qeverinë e re pas muajsh debatesh dhe krize të provokuara nga çështja Brexit dhe vulosur nga ‘tradhëtia’ e disa konservatorëve.

Ishte një fushatë zgjedhore frenetike për kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili sipas sondazheve të fundit, është në avantazh me 9 pikë përqindje ndaj Laburistëve.

Johnson synon ta largojë Britaninë nga BE brenda janarit të vitit 2020 kurse rivali i tij Jeremy Corbyn premton të organizojë një referendum të dytë për largimin nga Bashkimi Europian.

Britanikët do të votojnë sipas sistemit 'first past the post',  një sistem votimi i përdorur në Mbretërinë e Bashkuar që nga shekulli XIX për të zgjedhur parlamentarët e Westminsterit që përbëjnë Dhomën e Komunave.

Për të marrë një shumicë absolute, një parti duhet të tejkalojë 325 vende. Edhe në rast kur asnjëra prej partive nuk siguron shumicën, Mbretëresha i jep detyrën e formimit të ekzekutivit liderit të partisë që ka siguruar më shumë vende, situatë kjo e ngjashme me zgjedhjet e viteve 2010 dhe 2017.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamoaçurreta: 12/12/2019 15:06

    JANE SHUME TE VONUAR,NE VITIN 1967 DHE NE VITIN 1979 PAS DY DITESH KA NISUR RINDERTIMI.STREHIMI ESHTE KRYER BRENDA 24 ORESH. NDERSA SOT AKOMA NUK KA NJE TULLE TE VENDOSUR EDHE PSE KANE KALUAR 15 DITE. SA ME SHUME PARTI AQ ME KEQ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën