Mbreti Charles III, do të kurorëzohet në statusin e tij në maj dhe do zhvillohet një ceremoni madhështore. Por, monarku do të bëjë një ndryshim pasi do të sjellë risi në traditat e vjetra mbretërore.
Bëhet me dije se Charles III, po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj.
Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike. Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona, me arsyetimin e tij se ato duken shumë të vjetruara.
Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim i asaj të veshur nga gjyshi i tij, i cili gjithashtu shihej rregullisht me veshjen e tij ushtarake dhe jo me veshjen mbretërore.
Megjithatë, ky nuk është vendimi më i madh me të cilin do të përballet Mbreti i ri përpara kurorëzimit të tij. Princ Harry nuk pritet që të jetë i mirëpritur apo i ftuar në kurorëzimin në maj, megjithëse vendimi përfundimtar do jepet më vonë nga mbreti Charles III.
Kujtojmë që ky vendim vjen pas deklaratave të bujshme që ka bërë Harry për familjen mbretërore, fillimisht në dokumentarin e tij dhe më pas në librin e tij “Spare”.