Pas betimit për besnikëri ndaj monarkisë kryepeshkopi vendosi kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit Charles III.
Këmbanat e abacisë bien, tingëllojnë boritë dhe përshëndetjet me armë dëgjohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.Mbreti u kurorëzua dhe këtë moment historik turma të panumërta po e ndjekin nga sheshe të ndryshme në Angli.
Kurora që tashmë i përket Mbretit Charles është emëruar sipas një versioni shumë më të hershëm të bërë për mbretin dhe shenjtorin anglo-sakson, Eduard Rrëfimtarin. Ajo u bë për mbretin Charles II, i cili donte një kurorë të ngjashme me atë të mbajtur nga Edward, por edhe më madhështore.
Lajmi kryesor: