Mbreti i parë i Shqipërisë, një
odise mashtrimesh deri në va
Është e çudishme se sa fakte dhe momente nuk dimë nga historia një shekullore e shtetit tonë.Disa prej tyre kanë qenë tragjike ndërsa të tjera groteske dhe qesharake.Ishte momenti kur në verën e vitit 1913, pas terheqjes se Esat Toptanit nga qeveria e Ismail Qemalit, kjo e fundit e humb gradualisht kontrollin e saj mbi vendin, duke kontrolluar vetëm Vlorën e krahinat përreth.
TIRANE - Është e çudishme se sa fakte dhe momente nuk dimë nga historia një shekullore e shtetit tonë. Disa prej tyre kanë qenë tragjike ndërsa të tjera groteske dhe qesharake.Ishte momenti kur në verën e vitit 1913, pas terheqjes se Esat Toptanit nga qeveria e Ismail Qemalit, kjo e fundit e humb gradualisht kontrollin e saj mbi vendin, duke kontrolluar vetëm Vlorën e krahinat përreth. Nga ana tjetër fuqitë e mëdha nuk kishin marrë një vendim përfundimtar për Shqipërinë dhe nuk kishte dale ende në skenë emri i Mbretit që këto fuqi do të vendosnin në këtë shtet të sapolindur.
Në këto rrethana shfaqet një personazh misterioz dhe i çuditshëm që quhej Oto Vite (Otto Witte). Ai u lind në një fshat të Magdenburgut më 1871 dhe u rrit në Berlin. Etja per aventurë e bëri të shëtiste përtej Europës duke u vendosur më pas në Stamboll. Në vitin 1911 punon në shërbimin e fshehtë të Sulltanit, ose me mirë pretendon se ka punuar, duke parë nga afër shpërbërjen e Perandorisë Otomane pas luftës së parë ballkanike në 1912, ku shumë provinca u shkëputën, ndër to edhe Shqipëria.
Oto Vite hyn menjëherë në rol, udhëton nga Stambolli në Vjenë ku siguron një garderobë të përshtatshme dhe një uniformë ceremoniale duke qenë i kujdesshëm për njenjat dhe simbolikën. Zbarkon në Durrës, de facto kryeqyteti i Shqipërisë së atëhershme dhe prezantohet si nip i Sulltanit, Princ Halim Edine. Popullsia vendase me ndjenja të ngrohta otomane dhe sidomos disa trupa turke që nuk ishin larguar ende nga Shqipëria, e pritën me brohoritje dhe e kurorëzuan si Mbret i Shqipërisë në gusht 1913. Mbretërimi i tij zgjat disa ditë, ku mbreti i rremë kujdeset per ngritjen e haremit dhe arkës mbretërore. Durrësi ishte qytet ku ndodheshin shumë përfaqesi të huaja dhe nuk vonoi që e vërteta të dilte në shesh.
Pas demaskimit Vite, u largua me nxitim nga Shqipëria drej Gjermanisë, me ndihmën e një gruaje dhe me një shumë të konsiderueshme parash me vete.
Historianët gjermanë ndahen nëse kurorëzimi i tij është bërë i rregullt apo jo, pasi sipas tyre duhet të ndiqej një procedurë specifike dhe e gjatë kohore, por duke njohur Shqipërinë e kohës askush nuk do të interesohej për këto procedura ceremoniale.
Oto Vite vazhdon shfaqjen e tij si ish-Mbret i Shqipërisë duke shfrytezuar çdo rast, shfaqje, duke u duartrokitur nga spektatorë dhe duke shkuajtur tregime fantazioze në faqe revistash dhe gazetash.
Në pasaportën e tij të periudhës Perandorake, Republikën e Vajmarit, Regjimin Nazist dhe në atë të Republikës federale Gjermane do të shkruhej -ish Mbret i Shqipërisë. Në vitin 1950 vendoset në Hamburg së bashku vajzën e tij pricesh Elfride ku më pas vdes në vitin 1958.
Në varrezën Ohldorf gjendet edhe sot një varr me mbishkrimin Otto Witte ish-Mbret i Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26