‘Mbreti’ shqiptar i drogës u largua nga qendra e rehabilitimit në Itali, nëna e kreut të grupit 'Diabolik' letër ministrit italian: E indinjuar për arratisjen

‘Mbreti’ shqiptar i drogës u largua nga qendra e rehabilitimit në Itali, nëna e kreut të grupit 'Diabolik' letër ministrit italian: E indinjuar për arratisjen

Dorian Petoku dhe ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio

ITALI- Dorian Petoku, i njohur si ‘mbreti’ i trafikut të drogës është arratisur nga qendra e rehabilitimit spitalor në Provincën e Napolit rreth një javë më parë. Ai ishte transferuar atje me anë të një certifikate mjekësore, ku pretendonte se kishte varësi nga droga.

Petoku, i cili drejton një organizatë kriminale në fushën e trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, është dënuar me 12 vite burg si pjesëtar i grupit kriminal ‘Diabolik’, që drejtohej nga Farbizio Piscitelli, i cili u vra në 7 gusht të vitit 2019.

Mirëpo, arratisja e tij nga qendra e rehabilitimit spitalor ka irrituar nënën e Farbizio Piscitellit, e cila i ka dërguar një letër të gjatë ministrit italian të Drejtësisë Carlo Nordios. Nëna Maria Assunta Piscitelli, ndërsa kërkon që të zbardhet vrasja e djalit të saj, shkruan në letër se është alarmante fakti që një gjytar ka vendosur që Dorian Petoku ta kryej dënimin në qendrën rehabilituese pavarësisht rrezikut që ai paraqiste.

“Unë jam një nënë e moshuar e pikëlluar, e cila ka më shumë se katër vjet që është në pritje të hidhej dritë mbi nxitësit e vrasjes së djalit tim Fabrizio, i vrarë më 7 gusht 2019-të. Ekzekutimi u bë në parkun Acquedotti në mes të ditës dhe në sytë e të gjithë të pranishmëve, përfshirë edhe fëmijë. Zgjedhjet e ndryshme të djalit tim, të cilat shkuan përtej diktateve arsimore të familjes, nuk më pengojnë që t’ju shkruar dhe t’ju shprehur gjithë indinjatën time për arratisjen e shqiptarit, Dorian Petoku, për të cilin pak rëndësi kanë marrëdhëniet e tij me djalin tim. Megjithatë, më duket alarmante të dish se ky individ, pas përpjekjeve të forta për të marrë ekstradimin nga Shqipëria, është vendosur nga një gjyqtar në një komunitet me byzylyk, për të shlyer 12 vitet e tij të dënimit në kundërshtim me mendimin e arsyeshëm dhe domethënës të prokurorëve që dukshëm e dinin mirë rrezikun dhe kalibrin e subjektit”.

Nëna e Fabrizio Piscitellit ka ngritur edhe disa pyetje për ministrin italian të Drejtësisë, ndërsa kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të saj. Madje ajo i shkruan ministrit se nuk mund të anashkalohet një vendim i tillë për dërgimin e shqiptarit në qendrën e rehabilitimit.

“A ka vlerë mendimi i prokurorëve të DDA-së që kanë përgatitje dhe njohuri të mëdha për krimin mafioz në Romë apo ky vendim është thjesht një ide që mund ta kundërshtojë një gjyqtar?.

“Një gjyqtar hetues në autonominë dhe diskrecionin e tij është i përjashtuar nga një ‘ekzaminim i kujdesshëm dhe autentik i asaj që del nga dokumentet hetimore në lidhje me një individ? Në rastin konkret, a do t’i nënshtrohet shqyrtimit të një organi kompetent një masë e tillë qartësisht joadekuate?”.

”Çfarë duhet të pres si nënë dhe qytetare që do drejtësi për vrasjen e djalit të saj? Se të gjithë fajtorët, nga ekzekutori e deri te nxitësit, do të shpëtojnë me raporte të dyshimta dhe gjyqtarë të vetëkënaqur?

“A duhet të pres të tjera vendimet në të ardhmen për të burgosur që dërgohen në vendet e rikuperimit me motivin sepse jam i varur nga droga ose i sëmurë mendor?”

“Në sytë e një ministri drejtësie që është edhe magjistrat, nuk mund të anashkalohet absurditeti i një vendimi të tillë nga një gjykatës hetues dhe as fakti që Roma, ka qenë në duart e mafias kalabreze, Kamorrës, shqiptarëve, nigerianëve – shkruan nëna e Fabrizio Piscitellit.

“Edhe pse djali im ishte pjesë e saj dhe kjo për mua është vetëm një burim dhimbjeje e mëtejshme, kjo megjithatë nuk më pengon apo të hesht për të pasur drejtësi. Unë kam shumë besim te magjistratët e DDA-së të cilët e trajtojnë çështjen seriozisht dhe mbi të gjitha i përkushtohen luftës kundër krimit”.

“Dëshiroj të shpresoj se në kompetencat dhe detyrat tuaja të plota do të dëshironi të konstatoni arsyet e dispozitës së nxjerrë nga ky gjyqtar në favor të Dorian Petokut, i cili sigurisht nuk duket të jetë “narkoman” i varfër, por një i zoti dhe i kthjellët, i arratisur ndoshta duke synuar shmangien e pasojave të masave të tjera gjyqësore”, përfundon ajo letrën e saj drejtuar Ministrit të Drejtësisë italiane.

Në 30 janar të vitit 2019, Petoku u arrestua në Shqipëri pasi tentoi të trafikonte rreth 7 ton kokainë nga Brazili për në Itali. Por media italiane shkruan se kjo i ka shërbyer 34 vjeçarit për të siguruar një dokument që i provon varësinë nga droga në mënyrë që sa herë të ndalohej në Itali të kishte një justifikim për policët italianë.  Kjo gjë i ka shërbyer Petkout i cili sa herë që burgoset e përdor certifikatën për të kërkuar rehabilitim mjekësor ndaj varësisë nga droga.

Petoku i cili drejton një organizatë kriminale në fushën e trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore. Ai u dënua me 12 vite burg si pjesëtar i grupit kriminal ‘Diabolik’ që drejtohej nga Farbizio Piscitelli i cili u vra në 7 gusht të vitit 2019. Ky grup kriminal i ‘respektuar’ në qarqet e botës së krimit, merrej me trafikun e kokainës nga Armerika e Jugut drejt Europës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adenis: 09/12/2023 19:48

    Jeta nuk është më aspak e sigurt, atje jashtë ka shumë njerëz të tillë, Zot rujna nga njerëz të tillë, shumë i frikshëm duket!

    Përgjigju
    • Or tej: 10/12/2023 01:26

      Sidomos nga veshet qe paska or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë