Mbretëria e Bashkuar në përpjekje për të shpëtuar vaksinat nga stuhia ‘Christofer

Mbretëria e Bashkuar në përpjekje për të shpëtuar vaksinat nga stuhia ‘Christofer

Një stuhi e rëndë ka goditur Mbretërinë e Bashkuar 24 orët e fundit, duke shkaktuar përmbytje të shumta. Mijëra shtëpi janë gjendur nën ujë dhe mijëra banorë janë evakuuar. Shërbimet e urgjencës kaluan natën në Industrial Estate Wrexham për të mbrojtur vaksinat e AstraZeneca, që prodhohej në zonë, pas reshjeve të rrëmbyeshme.

Po përveç shtëpive dhe bizneseve, një tjetër problem i shfaqur janë edhe garancia e vaksinave.

Udhëheqësi i Këshillit të Wrexham, tha për BBC:- “Ne patëm një incident në Industrial Estate Ërexham, vaksinimi i Oksfordit prodhohet atje dhe depoja ku ruhet. Padyshim që nuk mund t’ju them se ku është, por na u desh të punojmë në partneritet për t’u siguruar që nuk i humbëm vaksinat në përmbytje. Unë kam qenë zgjuar gjithë natën … është një kohë shumë e vështirë për ne”.

Mark Pritchard tha se ekipet punuan për të siguruar që vaksina e Universitetit të Oksfordit-AstraZeneca, e bërë në Estate Industriale Wrexham, të mos dëmtohej nga reshjet dhe uji. Ndërkohë që pjesë të mëdha të vendit gjenden nën ujë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar