TIRANË - Mijëra fëmijë të moshave 5 deri në 17 vjeç, çdo ditë vihen që të punojnë. Alarmi është dhënë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë konferencës “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve”. Sipas Totozanit, janë 57 mijë fëmijë të cilët punojnë çdo ditë.
Sipas Avokatit të Popullit, një tjetër fakt shqetesues ështe edhe ai që fëmijët perdoren per trafikim të brendshëm. Gjithashtu, Totozani ka kërkuar gjetjen e një rruge të ndërmjetme me qëllim që të miturit që shkelin ligjin të mos mbyllen në qeli.
Sipas Igli Totozani, një tjetër shqetësim është edhe fakti se, nxënësit e shkollave 9-vjeçare janë të ekspozuar ndaj dhunës.
“Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe verbale. 66 për qind e nxënësve ankohen për dhunë”, deklaroi Totozani gjatë konfrencës për të drejtat e fëmijëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com