TIRANE- Asnjë prej institucioneve në vend nuk i ka të sigurta dokumentet e rëndësishme dhe menaxhimin e këtyre, kjo për vetë faktin se sot nuk pa persona të cilët të janë të specializuar për mbrojtjen e të dhënave. Ndaj edhe Universiteti i Tiranës ka kërkuar hapjen e një programi masteri në fushën e mbrojtjes së të dhënave, dokumenteve të rëndësishëm si në institucionet shtetërore por edhe në bizneset private. Profesorët e këtij universiteti ngrenë shqetësimin, duke deklaruar se në vendin tonë mungojnë specialistët e mirëfilltë që merren me ruajtjen e këtyre të dhënave, ndërkohë që teknologjia po gjen një përhapje të gjerë në shumë fusha. “Ka nevojë për specialistë që të jenë në gjendje të sigurojnë informacionin.

Unë e përmenda që institucionet më të rëndësishme shtetërore por edhe bizneset kanë nevojë që trajtimet e tyre nga pikëpamja teknologjisë. ne kemi shtruar idenë e krijimit të një kurikule të re e cila ka të bëj me sigurinë e informacionit”, tha Kozeta Sevrani, pedagoge në Universitetin e Tiranës. Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të një projekti që ka në fokus bashkëpunimin mes Norvegjisë dhe universiteteve të rajonit, në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ne kemi ende mungesa në shkolla me mësues informatike, ndërkohë që ju ka bërë thirrje studentëve të sapodiplomuar në këtë fushë që të kryejnë praktikën në institucionet arsimore.

“Ftoj studentët e degës së teknologjisë që informacionit që praktikën ta kryejnë pikërisht në këto shkolla që kanë nevojë dhe duhet dhënë një mundësi më shumë për të aftësuar nxënësit por edhe mësuesit, me eksperiencën tuaj të vyer, atë të përshtatjes të dijeve tuaja të teknologjisë së informacionit”, shpreh Lindita Nikolla. Projekti i bashkëpunimit me Norvegjinë në fushën e teknologjisë, parashikon që studentët shqiptarë që studiojnë informatikë, një semestër ta zhvillojnë në universitetet e njohura të Norvegjisë për të përfituar njohuritë e duhura.
 
Mungesat
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ka ende mungesa në shkolla me mësues informatike, ndërkohë që ju ka bërë thirrje studentëve të sapodiplomuar në këtë fushë që të kryejnë praktikën në institucionet arsimore

Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)