TIRANË - Mbrojtja e të dhënave personale ishte edhe qëllimi i konferencës së organizuar nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi në bashkëpunim me vendet e BE-së.
 
Shefi i Sektorit Ekonomik dhe Informimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumble, theksoi se mbrojtja e të dhënave personale është tejet e rëndësishëm për epokën globalistë që jetojmë sot.
 
“Qeveritë dhe organizatat e ndryshme mbështetet pikërisht në transferimin e të dhënave dhe duhet të pasur kujdes me të dhënat personale që përdorni te kartat e kreditit në rrjetet sociale dhe në emailet që regjistrojmë në internet, sepse ka njerëz të cilët tentojnë t’i keqpërdorin, ndryshe nga ajo që do të donit t’i përdornit ju.”- tha Clive Rumble.
 
Ky është viti i 9 që kremtohet për të gjithë europën lidhur mbi mbrojtjen e të dhënave personale, teksa në Shqipëri është viti i 6-të. 38 shtete të ndryshme në botë kanë organizuar në të njëjtën ditë një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese për ruajtjen e të dhënave personale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)