Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”. Ai përsëriti se ZPS nuk ka asnjë provë që lidh Veselin me krimet e pretenduara.

Dixon tha se të hënën, ZPS bëri një përpjekje të fundit për ta lidhur Veselin me pikat e aktakuzës. “Ata pretendojnë se ne nuk e kemi trajtuar themelin e akuzën e ZPS. Kjo është akuzë e rëndë sepse unë trajtova çdo pretendim të tyre për t’iu treguar se ishin të pabaza”, tha Dixon.

Avokati tha se të gjitha pretendimet e drejtpërdrejta apo rrethanore kundër Veselit “janë të pabazuara”. Si shembull ai mori një video të publikuar nga Prokuroria ku një dëshmitar tha se kishte dëgjuar nga dikush se Veseli ishte përfshirë në krime.

“Ky është thashethem i pastër. Ky klip është i pavlerë”, tha ai, duke shtuar se nuk është provë dhe se mbrojtja nuk ka mundur ta marrë në pyetje këtë dëshmitar.


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë, pritet fjala e 4 ish-krerëve të UÇK-së! Avokatët mbrojtës kërkojnë pafajësinë: Argumentet e Prokurorisë, thërrime thashethemesh