Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vetëm.
Më poshtë kemi listuar disa nga benefitet që vijnë nga konsumimi i portokalleve:
1.Portokallet janë të pasura me element të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë.
2.Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet.
3. Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike ndër të cilat dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.
4. Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to.
5. Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi.
6. Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karotene e cila na ndihmon për t’u mbrojtur qelizat nga plakja.