Edhe pse Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka sqaruar publikisht se nuk ka pasur asnjë tendencë të qëllimshme për të mbuluar monumentin e Skënderbeut gjatë faljes së namazit për Kurban Bajramin, kritikat sërish nuk mungojnë. 

Ato vijnë thuajse çdo ditë ndonëse më intensivisht nga njerëz të artit dhe kulturës. Vetëm politika ka preferuar të mbetet jashtë këtij debati në dukje i panevojshëm.

Këtë herë është studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Moikom Zeqo i cili shpërthen në rrjetet sociale kundër këtij veprimi. 

REAGIMI
Miqtë e mi shqiptarë. Si mundet vallë që të mbulohet skulptura madhështore e Skënderbeut ditën e një feste fetare?

Si mundet, si mundet… zgjohu nga gjumi vetëdije e kombit shqiptar.

E pabesueshme, por e vërtetë. Kujt vallë i vjen turp dhe është alergjik nga figura semantike dhe mbarëkombëtare e Skënderbeut?!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com