Mbulimi shëndetësor falas nga
sigurimet për grupmoshën 40-65 vjeç

Mbulimi shëndetësor falas nga<br />sigurimet për grupmoshën 40-65 vjeç
TIRANE- Mbulimi shëndetësor falas nga skema e sigurimeve shëndetësore për grupmoshën 40-65 vjeç tashmë është një realitet dhe pritet që ekzaminimet e para të nisin në muajin dhjetor të këtij viti. Qeveria ka miratuar vendimin për mënyrën se si do te funksionojë skema e mbulimit, që vetëm për vitin e parë pritet ta përfitojnë rreth 900 mijë persona.
 
Ekspertët e ministrisë së Shëndetësisë që janë marrë me hartimin e paketës së kontrollit mjekësor bazë, kanë pasur parasysh faktorët më të mëdhenj që shkaktojnë vdekshmërinë e parakohshme siç janë: Ushqyerja; konsumimi i duhanit; Konsumimi i alkoolit; Niveli i stresit dhe depresionit; aktiviteti fizik dhe matja e indeksit të peshës trupore.
 
Po ashtu ekspertët kanë përcaktuar edhe një set analizash që kanë të bëjnë me gjakun komplet, me matjen e yndyrës në gjak, me provat e veshkës renale, apo edhe ata të funksionimit të mëlçisë, glicemia, është feçe, gjak okult, që vlerëson kancerin e zorrës së trashë, dhe bashkë me vlerësimin e tjera përbëjnë profilin shëndetësor të individit.
 
Një tjetër risi e kësaj pakete shëndetësore është fakti se ajo do të ofrohet edhe në shërbimin privat, por do të subvencionohet nga shteti, pra pacienti nuk do të paguajë asgjë. Përllogaritet që paketa e shërbimeve shëndetësore falas, do të ketë një kosto prej 18 mln dollarësh në vit për fondin e sigurimeve, i cili do të mbulojë gjithçka.
 
Personat që do të përfshihen në skemë, do të njoftohen me postë dhe mes tre dative të vëna në dispozicion mund të zgjedhin vetë ditën se kur do të paraqiten për ekzaminim në qendrën shëndetësore. Nëse pas këtij check-up rezulton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ai do të paraqitet sërish pas një viti për të bërë të gjitha ekzaminimet nga e para.
 
Por nëse rezulton se ka probleme atëherë ai rekomandohet tek mjeku specialist. Sipas ekspertëve të ministrisë së Shëndetësisë në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që për herë të parë të kemi një regjistër kombëtar të sëmundshmërisë, i cili do të ndihmojë jo vetëm në zbulimin e hershëm të tyre , por edhe jep mundësi parandalimi.
 
Mbulimi shëndetësor falas nga sigurimet shëndetësore
Shëndetësia falas, subvencion nga shteti edhe në privat
Ja çfarë përmban seti i analizave dhe ekzaminimeve
 
ÇFARË PËRFSHIN PAKETA E KONTROLLIT BAZË:
Vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës
Puna që kryen apo ka kryer
Ushqyerja
Konsumimi i duhanit
Konsumimi i alkoolit
Niveli i stresit dhe depresionit.
 
EKZAMINIMET QË DO TË KRYHEN:
Matje, vlerësim, këshillim, referim dhe ndjekje për
Tensioni arterial
Pesha trupore
Aktiviteti i zemrës
Formula e gjakut;
Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC
Kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, trigliceride
Glicemia
Feçe për gjak okult
Albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristaleve në urinë
Bilirubinë totale dhe direkte, transaminaza (SGPT, SGOT)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen