Mes terrenit malor, të ftohtit dhe mjegullës së dendur, Forcat e Armatosura shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje intensive 72-orëshe, të quajtur “Mburoja e Arbërit 26”.

Pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë efektivët në aksion, në kushte të vështira terreni, duke simuluar situata reale operacionale.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë stërvitje është përfshirë Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë, i cili ka testuar në terren gatishmërinë, disiplinën dhe profesionalizmin.

Fotot tregojnë lëvizjet taktike të ushtrisë shqiptare në terren malor, aftësitë në përdorimin e mjeteve të blinduara dhe manovra në kushte të vështira atmosferike dhe jo vetëm, që sipas Ministrisë së Mbrojtjes synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë.

U.D/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Prill, 08:22

    Si ju duk strategjia e drejtorit Hita në organizimin e policisë gjatë protestës së PD?