Të mërkurën Cristiano Ronaldo mbushi 35 vjeç dhe dhuratat për futbollistin kanë qenë nga më të ndryshmet. Padyshim ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë dhurata nga e dashura Georgina Rodriguez, me të cilin portugezi ka edhe dy fëmijë.
Modelja spanjolle me origjinë nga Argjentina kishte zgjedhur të gëzonte dashurinë e saj me një automjet “Mercedes G-Class”, që kushton rreth 116 mijë €. Përsa i përket detajeve, ky automjet i çmendur kap 100 km/h për 3.8 sekonda dhe ka 900 kuaj-fuqi. Shpejtësia maksimale e “Marcedes G-Class” është 270 km/h.
Cristiano Ronaldo njihet si një person i apasionuar pas makinave të shpejta pasi jo më kot në garazhin e shtëpisë së tij gjendet makinat nga më të fundit që kapin edhe vlerën e milionave euro. Portugezi pak ditë më parë u bë edhe personi i parë që arrin shifrën e 200 mln ndjekësve në rrjetet sociale. Një postim i Ronaldo-s në ‘instgram’ i sjell atij rreth 750 mijë euro fitime.