Mbushi 50 vjeç para se amnistia të
hynte në fuqi, gjyqtarja s'fiton lirinë

Mbushi 50 vjeç para se amnistia të<br />hynte në fuqi, gjyqtarja s'fiton lirinë
TIRANË - Edhe pse kërkoi lirinë për shkak të amnistisë së miratuar nga parlamenti, ish-gjyqtarja e Laçit Parashqevi Ademi e dënuar për korrupsion do të mbetet në burg.
 
Kërkesa e Ademit është rrëzuar pak ditë më parë nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda Irena Gjoka e cila pas verifikimit të fakteve dhe rrethanave ka vendosur të mos lirojë Ademin.

Burime nga gjykata sqaruan për Report TV se Parashqevi Ademi kish paraqitur kërkesën duke argumentuar se ka mbushur moshën mbi 50 vjeç për të fituar amnistinë, por referuar ligjit gjykata ka faktuar se kjo moshë është mbushur pasi amnistia ka hyrë në fuqi.

Parashqevi Ademi prej disa muaj ka humbur dhe funksionin e gjyqtares pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi atë kur dënimi me 4 vite burg për korrupsion mori formë të prerë. Ademi u arrestua në Flagrancë 8 muaj më parë teksa në këmbim të një vendimi gjyqësorë në bashkëpunim me një avokat i morën 200 mijë lekë një qytetari.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike